Ku mbeti Kontinenti?

Janë publikuar sekuencat e para të vazhdimit të ri të filmit të animuar “Ice Age”. Pjesa a katërt e filmit quhet “Lëvizja e Kontinentit”.
Pjesa e katërt e filmit të animuar “Ice Age – Coninental Drift’ (Periudha e Akullnajave – Lëvizja e Kontinentit), nëpër kinema vjen në qershor të vitit 2012, dhe në të do të kemi rastin të shohim se si Manny, Diego dhe Sid do të lundrojnë drejt një aventure tëre. Madje fjalëpërfjalshëm.
Meqë kontinenti i tyre ka lëvizur, në rrugëtimin e tyre tre heronjtë e guximshëm, të cilët do të shfrytëzojnë vetëm një copë akulli si anije, do të takojnë shumë krijesa deti, por edhe disa piratë, me të cilët do të fillojnë betejën...