E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vdes artisti më i vjetër botëror

Këngëtari i operetave me origjinë holandeze, por që ka bërë karrierë në Gjermani, Johannes Heesters, vdiq të shtunën në moshën 108-vjeçare. Ai konsiderohej artisti me aktivitetin më të gjatë në botë.

Artisti që u lind më 1903 në Holandë lavdinë e njohu në sajë të nazistëve, kur edhe njihej si i ledhatuar i Hitlerit. Para disa vitesh Heesters ishte akuzuar nga një gazetar se më 1941 kishte dhënë shfaqje para njësiteve të SS në kampin e përqendrimit Dachau, në Bavari.

Heesters ishte pjesë e Librit të Rekordeve të Guinness,si këngëtari dhe aktori më i vjetër me moshë që ende vazhdonte të shfaqej në skenë. Gjithashtu, aktori Heesters ka luajtur edhe në shumë filma të xhiruar në vendet gjermanishtfolëse, por edhe në teatër.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›