E Diel, 1 Nëntor 2026

Jolie dështon në Beograd, vetëm 12 shikues në premierë

BEOGRAD- VIDEODebutimi i Angeline Jolie si regjisore, me një histori dashurie gjatë luftës në Bosnje dhe Hercegovinë, është pritur pa pikë interesi në Serbi, ku vetëm një grusht njerëzish kanë treguar interes për premierën, gjatë së premtes.

Filmi, “In the Land of Blood and Honey” ose Në Tokën e gjakut dhe mjaltit”- ka shkaktuar emocione të përziera në Ballkanin e pasluftës.

Historia që trajton filmi, lidhja e një ushtari serb me një myslimane boshnjake ka shkaktuar zemërim tek serbët, të cilët pretendojnë se filmi i përshkruan ata si të këqinjtë e vëtëm të luftës në Bosnje gjatë viteve 1992-1995.

Gazetat serbe e kanë cilësuar premierën e së enjtes  një dështim

Siç shkruan AP, shtypi nacionalist raporton se vetëm 12 njerëz kishin treguar interes për filmin dhe disa gazetare, më shumë se çmeritonte, sipas tyre.

Tre nga 12 shikuesit dolën nga kinemaja, ende pa mbaruar filmi, duke e cilësuar atë si shumë të dhunshëm.

Jolie është shprehur se do të kishte dëshirë të ishte në Beograd për premierën, por ka munguar pasi sipas saj, nuk është momenti i duhur.

Ndryshe ka ndodhur në premierën e Sarajevës, ku filmi është ndjekur nga më shumë se 5000 shikues.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›