Berlini përgëzon, marrëveshjet një hap drejtë BE-së

“Të dyja palët janë pajtuar për menaxhimin e integruar të kufirit mes Kosovës dhe Serbisë dhe për përfaqësimin e Kosovës në nisma rajonale. Po ashtu janë larguar barrikadat në pjesën e Serbisë, të cilat kishin penguar hyrjen për në Kosovë. Qarkullimi i lirë i EULEX-it në ditët e shkuara është përmirësuar.
Pozitive është po ashtu që Komisioni Evropian shumë shpejt do të fillojë një studim të fizibilitetit për Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit me Kosovën. Ne shpresojmë që shumë shpejt të nënshkruhet edhe marrëdhëniet kontraktuale mes Bashkimit Evropian dhe Kosovës. Caku duhet të jetë që të dy vendet të përmbushin reformat e nevojshme, për tu afruar Bashkimit Evropian dhe në këtë mënyrë të normalizojnë edhe marrëdhëniet mes tyre”, ka thënë zëdhënësi i Kancelares Gjermane, Angela Merkel, Steffen Seibert.