E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier, gjendet i vdekur një 65- vjeçar

Një 65- vjeçar është gjetur i vdekur në afërsi të stacionit të trenit në qytetin e Fierit. Nga hetimet e para të policisë, mësohet se viktima është shtetasi, Kapllan Kapaj nga fshati Pojan.

Ende nuk ka të dhëna të plota lidhur me shkaqet që kanë çuar në vdekjen e 65- vjeçarit, por policia ka konfirmua një letër, e cila është gjetur në xhepin e viktimës.

Po helmoj veten sepse më ka vdekur gruaja- citohet të ketë shkruar ndër të tjera në letër 65- vjeçari.

Ndërkaq, policia e Fierit po vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›