E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jolie josh Johnny Depp!

Angelina Jolie ka bërë më të mirën që ta shokoj kolegun e saj Johnny Depp më të cilin luan në filmin “The Tourist” dhe më sa duket ka pasur sukses.

Aktorja, është përpjekur që të kap vëmendjen e Depp duke bërë edhe pak flirt më të, ka shkruar tabloidi amerikan “National Enquirer”.

“Flirtimi i Angelinas me Johnny ka qenë vetëm si pjesë e një skene. Ajo është përpjekur për ta bërë këtë pasi e ka pasur vështirë që ai të reagoj nga sharmi i saj, pasi që ai e ka injoruar këtë gjë”, tha burimi.

“Gjatë një skenë emocionale, në të cilën ajo do të duhet që të binte në krahët e tij pasi kishin pasur një bashkëbisedim të vështirë, Angie bën lëvizjen e saj pa qenë në skenar. Në vend që ajo të vej kokën në krahun e saj ajo ka improvizuar dhe ka bërë një puthje të Depp”, tha burimi.

“Regjisori ka bërtitur, ‘Ndal, ndal!!!...kjo nuk është në skenarin tim’. Johnny e ka shtyrë atë por dukej se tashmë ai kishte rënë në kurthin e aktores dhe ishte joshur nga puthja e saj”, ka thënë burimi.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›