E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sinani duet me Eli Farën

Këngëtari, Sinan Vllasaliu ka vendosur që të bëj një duet me këngëtaren e njohur shqiptare, Eli Fara.

Sipas informacioneve të para, kënga është një këngë dasmash e cila mund të bëhet hit pikërisht nëpër evenimente të këtilla, pasi që në verë martohen shumica e shqiptarëve.

Kënga përpos muzikës popullore nga Kosova do të këtë edhe motive nga jugu, të cilat do e këndohen nga këngëtarja Eli Fara.

Po ashtu këngës tashmë i është realizuar edhe videoklipi që pritet të transmetohet nëpër televizionet gjatë këtij muaji.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›