E Diel, 1 Nëntor 2026

Jonida refuzon "Portokallinë"

Këngëtarja Jonida Maliqi prej kohësh është bërë pjesë e “Top Channel”-it si drejtuese e njërës prej skuadrave në emisionin e përjavshëm të Xhemi Shehut, “Dua vendin tim”.

Ajo që të gjithë vlerësojnë tek Jonida, përveç pamjes së saj tepër të kuruar dhe stilit të veçantë, është humori dhe buzëqeshjet që e shoqërojnë këngëtaren. Duket se Jonida e zotëron skenën, po aq sa në këngë, edhe në rolin e prezantueses.

Së fundmi ajo është përfolur për dy propozime të reja që i kanë ardhur nga drejtuesit e “Top Channel”-it, të cilët kanë shfaqur dëshirën për ta pasur Jonidën në rolin e moderatores së dy produksioneve të rëndësishme, si “The Voice Kids” dhe “Portokalli”.

Sipase mediave shqiptare,  Jonida ka marrë një propozim konkret për prezantimin e “Portokallisë”, të cilin e ka refuzuar. Arsyeja mendohet të jetë dëshira e saj për t’u përkushtuar tërësisht në rolin e mamit e për t’i qëndruar pranë djalit të saj të vogël, i cili sapo ka filluar të hedhë hapat e tij të parë. /Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›