Genta publikon videoklipin

Ashtu siç kishte paralajmëruar, Genta Ismajli sot ka publikuar videoklipin e këngës me titull "E kam provuar".
Kjo baladë, e publikuar fillimisht në muajin dhjetor, është kompozim i Virusit me tekst të Arsim Bunjakut, ndërsa videoklipi është realizuar nga EMF Creative.
Kjo është vlerësuar si një ndër këngët më të dhimbshme kënduar dashurisë nga Genta, e cila zyrtarisht vazhdon të jetë beqare, që nga ndarja me Milot Binakun. /Indeksonline/