Filipine ushtria lufton kryengritesit islamike

Trupat e ushtrisë filipinase vazhdojnë prej disa ditësh luftimet me kryengritësit myslimanë në jug të vendit, ndërsa me mijëra civilë po shpërngulen në masë nga zonat e zjarrit.
Sipas "BBC", të paktën nëntë persona kanë mbetur të vrarë që prej fillimit të luftimeve këtë të hënë në qytetin e Zamboangës, në Mindanao. Një fraksion i Ushtrisë Moro Kombëtare të Frontit Çlirimtar, siç njihet fraksioni terrorist në jug të vendit, ka marrë prej disa ditësh kontrollin e qytetit, duke detyruar ushtrinë të ndërhyjë. Shumica e fluturimeve dhe shërbimeve të tjera të transportit që lidhin Mindanaon me pjesën tjetër të vendit janë ndërprerë si rrjedhojë e luftimeve. E themeluar në vitin 1971, organizata në fjalë synon të krijojë një shtet të pavarur islamik, në disa zona të Filipineve. Mediat ndërkombëtare raportojnë se veçanërisht shqetësuese mbetet gjendja e të paktën 13 mijë qytetarëve, të cilët kanë gjetur strehim në kushte të mjerueshme në stadiumin e qytetit, ndërsa prej disa ditësh, kryengritësit dhe ushtria po mbajnë praktikisht të njëjtat vija fronti. / Top Channel