Januzaj në Janar te Juventus ose Blackburn Rovers
Juventusi nuk e ka ndërmend të heq dorë nga Adnan Januzaj. Pasi i mori vitin e kaluar Paul Pogban, ekipi bardhezi synon t’ia rrëmbejë Manchester Unitedit edhe talentin kosovar. Gjiganti italian e kërkoi gjatë verës talentin e United por Djajtë e Kuq e aktivizuan në turneun e Azisë dhe kjo bëri që klubi nga Old Traffordi të mos e lëshojë futbollistin me pasaportë belge.
Siç shkruan gazeta madhe britanike Mirror, Kampionia e Italisë synonë të realizojë një tjetër goditje të madhe alla Pogba, një tjetër talent që është marrë nga anglezët me parametër zero. Juventusi është i vendosur të marrë nga Manchester United, Januzajn, sulmuesin 18 vjeçar me origjinë nga Kosova por që zotëron pashaportë komunitare siç është ajo belge. Kontrata e tij e re skadon në Qershor 2015, por ka shumë lëvizje përreth djaloshit të ri që është rritur te Anderlehti i Besnik Hasit për të cilin interesohet shumë edhe Blackburn që synon ta marrë me parametër zerro duke i dhënë mundësi të ketë hapësira aktivizimi, të cilat aktualisht te United janë të limituara.
Pavarësisht se talenti shqiptar ka rinovuar prej pak javësh kontratën, nuk përjashtohet një lëvizje surprizë në muajin Janar, nëse Januzaj vazhdon të qëndrojë në bankinë, Juventusi është gati të përfitojë nga situata krijuar. Mesfushori me tipare sulmuese është kërkuar me insistim nga Blackburn Rovers dhe shumë shpejt Adnan Januzaj mund të lerë përkohësisht kampionët e Anglisë për tu aktivizuar në Championship, ku luajnë aktualisht bardheblutë.