E Diel, 1 Nëntor 2026

Josa Vllaznia ka prioritet Europen trofete vijne me pas

Prezantimi Trajneri i ri thekson se do te perdore disipline te rrepte. Fushaj Ai eshte i duhuri

Mirel Josa percakton objektivat e Vllaznise. Trajneri i ri i skuadres shkodrane i cili eshte prezantuar gjate dites se djeshme ka theksuar se prioritet mbetet qe kuqeblute te sigurojne nje vend ne kupat e Europes ndersa per sa i takon fitimit te trofeve kjo do te synohet ne nje periudhe te mevonshme. Duhet te jemi te perqendruar ne keto ndeshje te para dhe te mendojme per keto sfida nje nga nje. Kjo eshte gjeja me e rendesishme ndersa me pas do te kemi kohe per te menduar per objektivat e skuadres. Gjithsesi mund te them se fillimisht synimi yne mbetet qe te sigurojme nje vend ne kupat e Europes ndersa me pas do te mendojme per te fituar trofe deklaroi tekniku qe rikthehet per here te dyte ne krye te stolit ne Loro Borici. Ai shprehu besimin te kualiteti i kontingjentit ndersa theksoi se arritja e rezultateve pozitive eshte e vetmja menyre per te sjelle pak qetesi ne ambientin rreth skuadres Me rezultate situata prane ekipit do te qetesohet. Edhe pse nuk kam qene te Vllaznia prej fillimit te sezonit une e kam ndjekur kete skuader dhe mund te them se pervec lojtareve me emer ketu luajne edhe mjaft te rinj te talentuar. Me disa prej ketyre elementeve une kam punuar ne te kaluaren. Besoj se pika me e forte e ekipit mbetet personaliteti. Por besoj se duhet te punojme edhe pak me shume ne kete drejtim duke rritur edhe me personalitetin e secilit lojtar do te arrijme te rrisim personalitetin e skuadres ne menyre qe gjithcka te funksionoje me mire. Kjo eshte hera e dyte ne karriere qe Josa do te drejtoje Vllaznine. Por ndryshe nga sezoni 2006-2007 kur njihej per tolerancen ne raport me lojtaret kete here ish-trajneri i Tiranes Skenderbeut dhe Shkumbinit ka bere te ditur se do te perdore disiplinen e hekurt. Heren e kaluar kur ika nga Shkodra u thane shume fjale. Gjithsesi une kam te njejtin karakter pune. Mund te them se do te jem me i rrepte ne disa aspekte te disiplines brenda ekipit te cilave do tu qendroj strikt per aq kohe sa do te punoj me Vllaznine. Kam ardhur ketu mbi te gjitha per te ruajtur reputacionin tim ne kete drejtim ndihem mjaft pozitiv pasi emrin si trajner e kam ndertuar fale bashkepunimit me stafin dhe lojtaret qe kam punuar. Te gjithe futbollistet kuqeblu do te kene shansin e tyre per te treguar vleren ndersa une dhe stafi teknik do te impenjohemi ne maksimum bashkepunimi eshte i nevojshem pasi futbolli eshte nje sport kolektiv.

Gjate prezantimit te drejtuesit te ri te stolit ka folur edhe presidenti Valter Fushaj. Njeshi i klubit e cilesoi Josen personin e duhur per kete detyre Vllaznia eshte nje ekip qe kerkon patjeter vendet e para ndersa synon qe objektivat e saj ti realizoje nepermjet nje loje te mire. Per momentin qe flasim mendoj se emerimi i trajnerit Josa ishte zgjedhja me e mire. Natyrisht e kemi te qarte se starti nuk do te jete i lehte per te pasi skuadren e ka ndertuar nje trajner tjeter.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›