E Shtunë, 31 Tetor 2026

ekici i Bushit DeLay ne gjyq per pastrim parash

Procesi Ish-lideri i republikaneve ne Kongres financoi fushaten me parate e korporatave

Nje nga anetaret me te fuqishem te ish-administrates se Bushit me ne fund ka dale ne gjyq per akuzen e pastrimit te parave pese vjet pas formulimit te kesaj akuze.

Ish-lideri republikan i Kongresit Amerikan Tom DeLay akuzohet per futje te 190 mije dollareve amerikane te ardhur nga korporatat per te ndihmuar republikanet e Teksasit. DeLay ka qene dikur nje nga republikanet me te fuqishem ne Kongresin Amerikan dhe republikani i dyte me i fuqishem ne Dhomen e Perfaqesuesve dhe per stilin e tij te rende mori nofken Cekici.

Akuzat e kane detyruar ish-liderin republikan te Kongresit qe te dorehiqet pasi ka perfaqesues Hustonin per 22 vjet rresht. DeLay gjithashtu perballet me nje tjeter hetim federal ne lidhje me lidhjet e tij me nje lobist amerikan.

Gjyqi fillon ne Austin te Teksasit dhe deshmite pritet qe te nisin javen e ardhshme madje edhe diten e zgjedhjeve te 2 nentorit.

Sipas avokatit te DeLay ky eshte nje rast teresisht i politizuar dhe ka shume mundesi qe akuzat politike te pasohen edhe nga nje gjykim i bazuar ne politike dhe jo ne fakte. DeLay 63-vjecar akuzohet per dy krime pastrim parash dhe konspiracion per te bere pastrim parash. Nese ai do te fajesohet per akuzen e pare do te perballet me nje denim ne burg prej 5 vjetesh deri ne burgim te perjetshem.

Prokuroret kane akuzuar DeLay dhe dy bashkepunetore te tij per marrjen e 190 mije dollareve te ardhur nga bota e korporatave per te financuar republikanet dhe kandidatet e partise ne garen elektorale te vitit 2002. Sipas ligjit te Teksasit parate e korporatave nuk mund te perdoren ne menyre te drejtperdrejte per fushata politike. Ne vitin 2002 republikanet e Teksasit fituan nje shumice ne dhomen e perfaqesuesve te Teksasit per here te pare qe nga epoka e Luftes Civile dhe si pasoje cuan me shume republikane ne Kongresin Amerikan ne vitin 2004. Qe nga ngritja e pare e akuzave ndaj tij DeLay eshte terhequr shume nga jeta publike.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›