E Diel, 1 Nëntor 2026

Ngordh oktapodi Paul superparashikuesi i Boterorit



Otapodi Paul gjallesa ujore qe parashikoi ne menyre korrekte ndeshjet gjate Kampionatit Boteror te futbollit ne Afriken e Jugut ngordhi. Orakulli tete-tentakulesh ngordhi per shkaqe natyrore ne akuariumin ku jetonte ne moshen dy vjec e gjysme.
Na ngushellon vetem fakti se ai shijoi nje jete te mire ketu - tha Stefan Poruoll menaxheri i Oberhausen Sea Life Center ne Gjermanine perendimore.

PARASHIKIMET
Paul befasoi miliona njerez ne bote me parashikimet e tij korrekte te tete ndeshjeve ne Kupen e Botes perfshire fitoret e Gjermanise ndaj Australise Ganes Anglise Argjentines dhe Uruguajit si dhe humbjet gjermaneve me Serbine dhe Spanjen. Paul gjeti po ashtu edhe fituesin e takimit final te Boterorit Spanje-Holande. Paul duhet te zgjidhte nje prej dy kutive me ushqim per oktapodet ku ne secilin prej tyre ishte vendosur flamuri kombetar i ekipeve qe do te luanin kunder njera-tjetres. Paul hapte njeren nga kutite dhe vendi qe i perkiste flamuri fitonte ndeshjen e caktuar. Paul argetoi gjithe boten me parashikimet korrekte te ndeshjeve te Gjermanise pershire dhe finalen - tha Poruoll ne nje deklarate. Parashikimet e tij terhoqen nje legjion gazetaresh dhe fotografesh teksa parashikimet e tij te fundit u transmetuan direkt ne shume televizione.

BASTET
Ne sport turnete e medhenj krijojne legjenda duke i shnderruar figurat te cilat me pare ishin te panjohura ne heronj globale. Edhe Kupa e Botes 2010 ne Afriken e Jugut nuk mund te bente ndryshe megjithate superylli nuk ishte ne skuadren spanjolle prej 23-lojtaresh kampione te botes ne fakt ai nuk luajti as ne barin e Soccer City. Okatodi Paul nga shtepia e tij ne Oberhausen Sea Life Centre ne Gjermanie perendimore u be nje fenomen gjate turneut te futbollit me aftesine psikike te parashikonte rezultatet e ndeshjeve ngordhi te marten - shkruante gjiganti amerikan CNN. Televizioni amerikan shkruante se nese nje person do te kishte vendosur 10 sterlina duke u bazuar ne parashikimet e oktapodit Paul per gjashte ndeshjet e Gjermanise do te kishte fitar 4.700 sterlina gjate Kupes se Botes.

VEND I SHENJTE
Oktapodi Paul frymezoi linja speciale veshje dhe aplikime telefonash celulare. Nje film dokumentar mbi oktapodin Paul do te shfaqet se shpejti. Qendra e akuariumit e ka vendosur trupin e Paulit me nje vend me ajer te kondicionuar ne pritje te planeve per funeralin e tij. Ne kemi ti japim Paulit nje vendvarrim te vogel brenda territorit tone dhe te ndertojme nje vend te shenjte modest - tha Poruoll. Shume mund ta shohin kete gje si te cuditshem per nje krijese deti por Paul arriti nje popullaritet aq te madh gjate jetes se tij te shkurter sa kjo do te ishte gjeja me normale.

ZI NE SPANJE
Edhe ne Spanje kane mbajtur zi per oktapodin madje shkrimet ne mediat spanjolle kane tone funebre. Oktapodi Paul na la pergjithmone - shkruante gazeta e famshme sportive spanjolle Marca qe thekson nga ana e saj se oktapodi me i famshem ne bote parashikoi fitoren e Spanjes ne gjysmefinalen kunder Gjermanise dhe finalen e madhe kunder Holandes. Per nder te Paulit akuariumi i Oberhazuenit do te realizoje nje monument - shkruante Marca.

FAMA
Fama e oktapodit Paul u be aq e madhe sa u be protagonist i nje filmi te titulluar Vrasja e oktapodit Paul nje prodhim i China Film Group dhe Beijing Filmblog Media ku si aktor ishte nje oktapod dublant. Paul ishte zgjedhur ne menyre simbolike si ambasadori zyrtar i kandidatures se Anglise ne Boterorin e vitit 2018. Pas humbjes se Gjermanise me Spanjen tifozet gjermane kerkuan ta gatuanin oktapodin Paul por kryeministri spanjoll Zapatero gjate nje interviste per nje radio spanjolle tha se ishte i gatshem ti ofronte tetekembeshit nje shtepi dhe nje jete luksi.

Telegraph Dhjete detaje per oktapodin

Oktapodi Paul u shnderrua ne nje nga yjet e Boterorit te Afrikes se Jugut fale parashikimeve te famshme dhe rezultateve korrekte te tij te ndeshjeve te Kupes se Botes. Gazeta angleze Telegraph gjate diteve te Boterorit hartoi nje liste me 10 gjera per gjallesen me tentakula.

1. Eshte me origjine nga Uejmuth
Edhe pse tani ndodhet ne akuariumin e gjallesave te detit Aquarium Sea Life Centre ne Oberhauzen te Gjermanise Paul aktualisht ka lindur ne Uejmtuh te Anglis dhe levizi nga Sea Life Park ne vitin 2006. Fiona Smith nga Uejmuth Sea Life Park tha per Dorst Echo Ai kurre nuk beri ndonje parashikim gjate kohes qe ishte ketu ndoshta ai priste ndonje ngjarje te madhe si Kupa e Botes deri sa te zbulonte aftesite e tij.

2. Eshte nje i kerkuar
Shefi argjentinas Nikolas Bedorou ishte kaq i zemeruar pasi Paul parashikoi korrektesisht se ekipi i tij do te humbiste ne cerekfinale me Gjermanine sa ai sugjeroi qe te gatuante oktapodin. Ai shkroi ne Facebook Ne do ta ndjekim ate dhe do ta vendosim ne leter. Ne do te mundim ate por korrekt ne menyre qe ta ruajme mishin e tij dhe me pas qe te vendosim ate ne uje te vluar.

3. Ai per nje lajm te madh
Parashikimet e Paulit kane fituar kaq popullaritet sa qe televizioni gjerman NTV nisi te transmetoje direkt parashikimet e tij me dy reportere te vendosur afer akuariumit qe mund te sjellin pamje nga gjithcka qe ndodh.

4. Eshte me i famshmi ne Oberhauzen
Duke pare interesimin e jashtezakonshem te medias boterore per shkak te parashikimeve te tij Paul e ka vendosur qytetin e rendomte gjerman te Oberhauzenit ne harte. Oberhauzeni i cili eshte binjakezuar me Midellsbroun gjithashtu eshte nje nga qendrat me te medha te shopingut ne Europe. Ia vlen tani nje vizite.

5. Ka nje rekord te mire gjetjesh
Paul filloi te parashikoje rezultatet e Gjermanise ne Euro 2008-n duke zgjedhur ne menyre korrekte fituesin ne kater nga gjashte ndeshjet e Gjermanise. Ai parashikoi se Gjermania do ti fitonte te gjitha ndeshjet por ajo humbi me Kroacine dhe ne finale me Spanjen Deri tani Paul ka gjetur te gjitha rezultatet e Gjermanise ne pese ndeshjet e saj Kupen e Botes.

6. Ai mund tiu jepte nje thes me para
Duke gjetur ne menyre korrekte fituesin e pese ndeshjeve te Gjermanise ne Kupen e Botes nese bastexhinjte do te kishin vendosur sipas parashikimeve te tij do te kishin fituar shuma te medha. Shkurt nese dikush do te vendoste 1 sterlina ne te gjitha ndeshjet e Gjermanise do te kishte grumbulluar 131 sterlina.

7. Eshte nje krijese inteligjente
Oktapodet jane kafshe shume inteligjente dhe eshte provuar se kane nje kujtese te fuqishme te shkurter dhe te gjate. Fiona Smith kreu i kujdesit te kafsheve ne Uejmuth Sea Life Park tha Oktapode te zakonshem si Paul jane shume inteligjente. Ne e barazojme inteligjencen e tyre me ate te nje qeni dhe ata i pelqejne te zgjidhin problemet apo gjera te tilla.

8. Eshte nje sensacion ne Tuiter dhe Facebook
Paul u be nje fenomen online ne javet e fundit dhe tani eshte me te perfolur ne faqet e internetit. Fraza Paul the Octopus dhe Pulpo fjala spanjisht per oktapodin jane aktualisht nder dhjete fjale me te kerkuara ne Tuiter.

9. Ai nuk mashtron
Paul parashikon rezultatet duke hapur nje nga dy kutite plastike te mbuluara nga njera ane me flamurin e vendit perkates ne te cilat ndodhen ushqim. Tanaj Munzig nga Sea Life Centre ne Oberhausen hodhi poshte zerat se ushqimi nuk eshte i njellojte. Ajo tha Ketu nuk ka asnje lloj truku ushqimi eshte i njejte dhe gjithcka tjeter ne dy kutite pervec flamujve.

10. Nuk ka frike nga kercenimet me vdekje
Duke iu referuar mbajtesit te tij Oliver Valenciak Paul eshte kercenuar disa here me vdekje nga mesazhet e tifozeve argjentinas te cilet fajesojne oktapodin per largimin e tyre nga Kupa e Botes. Ai tha Ka shume njerez qe deshirojne ta hane oktapodin tone por ai nuk eshte i turpshem dhe ne jemi ketu per ta mbrojtur ate. Ai do te mbijetoje.

27 Tetor 2010

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›