Josa u beson senatoreve

Levizja e pare e Joses ka qene besimi te senatoret te cilet kane qene te persekutuar gjate aventures se teknikut malazez.
Duke e njohur mire ambientin shkodran por edhe peshen qe lojtaret vendas kane brenda skuadres dhe te tifozet ish-trajneri i Shkumbinit mendon tu jape atyre besim te plote. Ndryshimet nisin nga porta ku Armir Grima eshte kthyer serish ne loje per nje fanelle titullari.
Portieri veteran i cili po luan sezonin e tij te 23 me Vllaznine tashme nuk do te ndihet me i lene ne hijen e gardianit Vujadinovic. Edhe pse ky i fundit eshte paraqitur mjaft mire me kuqeblute Grima cilesohet nje kandidat serioz per porten. Me balotazhin ndermjet dy portiereve ku asnjeri nuk mund te cilesohet me si numri 1 i padiskutueshem synohet te rritet konkurrenca dhe rrjedhimisht kualiteti ne fushe.
Ne formacionin titullar rikthehet edhe Amarildo Belisha. Ish-mbrojtesi i Kombetares ishte nje prej lojtareve te cileve Radonjic nuk ia hidhte syte sa here qe kthehej nga stoli i rezervave. Ai do te rimarre vendin ne krahun e majte te mbrojtjes duke kaluar mes rezervave Jasic. Ne mesfushe Josa do tia besoje lojen Albert Kacit ndersa ne sulm goleadori Vioresin Sinani do te rimarre vendin e tij ne formacion.