E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jose Mourinho largohet, vjen Ancelotti

Trajneri italian, Carlo Ancelotti mund të jetë zëvendësuesi i portugezit, Jose Mourinho në stolin e Real Madrid.

Sipas “Daily Mail” marrëdhëniet e acaruara të teknikut portugez me shtypin spanjoll, por edhe me drejtuesit e “mbretërve”, mund të çojnë në një largim të parakohshëm të tij nga “Los Blancos”.

Për, presidentin e Real Madrid, Florentino Perez, italiani do të ishte trajneri i duhur për të zëvendësuar “Special One”.

Trajneri i Chelsea, pas eliminimit nga çerek-finalet e Champions League, në fund të këtij sezoni me shumë mundësi do të shkarkohet nga detyra e kryetrajnerit të klubit londinez.
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›