Mourinho vs Guardiola liber per dy trajneret

Fama e tyre është e padiskutueshme, ndërsa titujt e fituar dhe futbolli i magjishëm i skuadrave që drejtojnë i kanë kaluar fushat e lojës. “Mourinho kundër Guardiolës” ky është titulli i librit më të fundit i botuar në Spanjë, ndërsa protagonistë janë pikërisht dy nga trajnerët më fitues të viteve të fundit.
Autori i librit Juan Carlos Cubeiro është shprehur se kërkon të nxjerrë në pah dy stilet e ndryshme që trajnerët përdorin për të përgatitur dy nga skuadrat më të mëdha të botës Real i Madridit dhe Barcelona.
"Ata përdorin metoda të ndryshme, por që janë me të vërtetë shkencore. Mourinho është shumë strikt në detyrat që i jep skuadrës, e cila gjatë stërvitjes përfeksionon mënyrën se si do të luajë në ndeshje. Nga ana tjetër, Guardiola bazohet te euforia e futbollistëve të tij, ndërsa ka krijuar një stil unik të lojës”, është shprehur Cubeiro.
Libri i tij ka dalë në treg mbase në periudhën më të përshtatshme, pasi Reali dhe Barcelona do të përballen edhe tre herë të thera, duke filluar nga e mërkura në finalen e Kupës së Mbretit dhe më pas në gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve.
Në përballjen e fundit të “El Classico’, Reali dhe Barcelona barazuan 1-1 në “Santiago Bernabeu”.
Nertan Prifti