Vendimet e Komisionit të Disiplinës

Ashtu siç pritej, Komisioni i Disiplinës pranë Fedetarës Shqiptare, ka dënuar ashpër klubin e Shkumbinit për sendet e hedhura në fushën e lojës gjatë ndeshjes Shkumbini-Flamurtari, e vlefshme për javen e 28 të Kategorise Superiore.
Klubi i Shkumbinit, për sende të forta të hedhura në fushën e lojës me pasojë ndërprerjen e ndeshjes për disa minuta, dënohet me 1,500.000 lekë gjobe dhe me ndalimin e zhvillimit të katër ndeshjeve ne stadiumin e Peqinit. Pra, ato shishe te hedhura në drejtim të gjyqtarit ansor i kushton ja pak skuadrës së Agim Canaj, në një kohë, kur ende nuk e ka siguruar mbijetesën. Ky ndëshkim mund të ishte edhe më i rendë, por Komisioni i Disiplinës nuk ka pranuar kërkesën e F- K Flamurtari për dhënien e tre pikëve në tavolinë, një kerkese kjo e cila nuk është pranuar për mungese provash. Skudra e Skënderbut mund të rrijë e qete dhe në krye të Superligës pasi kuqezinjte edhe pas vendimeve të Komisionit të Disiplinës nuk arrijn të dalin fitues nga fusha e Peqinit.
Një tjetër vendim të rendesishëm që ka marrë Komisioni i Disiplinës ka qënë pezullimi i Skerdi Bejzades, trajneri i Kamzës me tetë ndeshje nga te gjithë aktivitet per fyrje të zyrtarit të ndeshjes dhe me një gjobë prej 250,000 mijë lekesh. Më në fund, Komisoni i Disiplines ka pranuar kërkesën e Alpin Gallos që skudra e Tiranes duhet ti paguajë trajnerit një shume prej 200,000 lekësh të barabarta me dy paga mujore te pashlyera nga klubi i Tiranës.
Edhe një herë, Komisoni i Disiplines mer mesa parandaluese për të reduktuar sadopak dhunën nëpër stadiume.