Jose Mourinho, skualifikohet tre javë

Pretendimet e vazhdueshme dhe kontestimet ndaj vendimeve arbitrare, këtë herë i kanë kushtuar teknikut të Inter, Jose Mourinho: tre jave skualifikim dhe 40.000 euro gjobe. Gjykata sportive nuk ka lënë në harresë edhe Estaban Cambiasson dhe Suley Muntarin, të dy të skualifikuar për dy javë. Në komunikatën për shtyp të gjykatës sportive, sqarohet se portugezi është skualifikuar për shkak se gjate ndeshjes Inter-Sampdoria,ka kundështuar vazhdimisht vendimet e arbitrit me sjellje e xheste, ne veçanti, xhesti i prangave me kycet e kryqëzuara dhe krahet e drejtuara nga publikut dhe telekamerave që ndodheshin në fushë.
Jose Mourinho, ndërkohë, ka bërë të ditur se xhest i tij është keqinterpretuar. Xhesti i prangave nuk kishte të bënte fare me arbitrin, por nënkuptonte dicka tjetër. “Më arrestoni mua, por skuadra ime është e forte dhe fiton edhe nëse luajmë me nëntë futbollistë”. Shpjegimet e Josesë pak kanë patur rëndësi, sepse ajo që është shfaqur në San Siro ka qenë fare e qartë, ndërkohë që konfliktet që kanë ndodhur në tunel, në fundin e pjesës së parë kanë skualifikuar me dy ndeshje Kambiason e Muntarin.
Ganezi ka bërë sjellje fyese ndaj gjyqtarëve në kohën kur po dilte nga fusha, ndërsa Kambiaso ka tentuar të godasë me grusht një lojtar të Sampdorias. Grushti i rëndë i gjykëtësit sportiv ka rënë edhe mbi drejtuesit zikaltër: Gabriele Oriali nuk do të lejohet të jetë me skuadrën deri në 8 mars dhe është ndëshkuar me 10 mijë euro gjobe. Dënim financiar ka marrë edhe klubi: 25 mije euro gjobë për shkak se tifozët kanë hedhur shishe plastike në drejtim të njerit prej asistentëve dhe kanë fyer arbitrin në kor.
Eno Skarço