KiE: Fund bojkotit, hetim zgjedhjeve
(updated) Pas dy ditëve negociata në Tiranë, delegacioni i Asamblese Parlamentare te Keshillit te Europes është ende në pritje të një zgjidhje nga politika shqiptare për krizën në vend. Kanë qenë 3 propozimet të dërguarve të Strazburgut të kryesuar nga Mevlut Cavusoglu, pas orëve të tëra bisedime me Berishën, Ramën dhe Topin, por duke bërë të qartë se nuk kanë përmendur ndonjëherë hapjen e kutive. Komisioni me shumicë socialiste, që ishte dhe propozimi kryesor do të mund të ndryshojë kodin zgjedhor, ku më pas mund të përshihen dhe kutitë.
• Wilshire: Jo garanci për zgjidhje brenda "minutit"
• Berisha: Të gatshëm të ngremë komisionin hetimor për zgjedhjet
• Rama: Pa hapje të kutive nuk ka zgjidhje të krizës
Por presidenti i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, Mevlut çavusoglu thotë gjithashtu se ka marrë premtimin e zhbllokimit të situatës si nga PD ashtu dhe PS. ”Mandati i komisionit hetimor është që të bëje dhe ndryshimet përkatëse në kodin zgjedhor. Ne nuk kemi përmendur në fakt hapjen e kutive të votimit sepse presim të behet progres në lidhje me këtë. Për këtë arsye nuk kemi bërë asnjë propozim për Komisionin e Venecias. Nuk i dimë detajet , por është ai lloj progresi për të cilin na është dhënë premtimi. Cdo gjë duhet të ndodhë menjëherë, që nga ky moment”, tha çavusoglu.
Komiteti presidencial i Këshillit të Europës e sheh të dëmshëm planin e mundshëm për kthimin një ditor të opozitës në Parlament në mbrojtje të mandatit. “Opozita nuk duhet të kthehet në Parlament për një periudhë të shkurtër, vetëm për një ditë. Prandaj i bëjmë thirrje opozitës që të qëndrojë dhe të marrë pjesë në punimet e Kuvendit. Kjo është arsyeja pse kemi propozuar këtë gjë dhe shumicës që është pranuar nga kryeministri” tha çavusoglu.
Në pritje të një reagimi të krerëve partiakë drejt një zgjidhje të mundshme, delegacioni i Strazburgut ka gati dhe një plan B.“Nëqoftëse ka mosmarrveshje, kjo të trajtohet brenda kuadrit kushtetues. Vendi ka një gjykatë kushtetuese dhe një kushtetutë kemi dhe në Këshillin e Europës dhe mekanizma të tjerë si Komisioni i Venecias që mund t’i përdorni më vonë. Por në këtë etapë presim progres pozitiv prandaj nuk e përmendëm këtë gjë", tha çavusoglu.
Ndër propozimet e shtatëshes së Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës për zgjidhjen e krizës është dhënia opozitës e kryesimit të një pjese të mirë të komisioneve parlamentare. Kjo ishte dita e fundit e të dërguarve të Strazburgut në Tiranë, por institucioni i presidencës konfirmon negociata intensive dhe gjatë gjithë ditës së martë.
Elona Gjylmi
Azhornuar së fundi ( e mërkurë , 24 shkurt 2010 ) < I mëparshmi