Nimic në Shkup, me ide të reja për negociatat për emrin

Pa propozim konkret, por me ide të reja për lëvizjen e procesit të negociatave për mosmarrëveshjet rreth emrit. Kështu arrinë në Shkup ndërmjetësi ndërkombëtar Metju Nimic, i cili para takimit me ministrin e Jashtëm, Antonio Milloshoski tha se nuk pret të ndodhë diçka magjike.
"Nëse palët janë të gatshme, mendoj se mund të arrihet një zgjidhje për një kohë relativisht të shkurtër. Sa i përket ideve të reja, dëshiroj të them se problemi është i mirënjohur, koncepti është përpunuar prej disa vitesh. Nuk duhet të pritet që diçka magjike të ndodhë, që ta zgjidhë këtë problem të vështirë. Duhet të përballemi me peshën e problemit dhe ta zgjidhim. Kjo nënkupton aksionin politik nga të dyja palët", thote Metju Nimic, Ndërmjetës ndërkombëtar për çështjene emrit.
Ndërmjetësi Nimic tha se pas takimeve në Shkup dhe Athinë do të shohë se ku gjendet procesi. Përshpejtimin e bisedimeve e quajti si prioritet të lartë. "Unë mendoj se opinioni publik botëror vërtet dëshiron të shohë çështjen e zgjidhur. Kjo nuk është vetëm çështje dypalëshe dhe rajonale, por është një çështje me shumë dimensione dhe duhet të shohim se çfarë mund të bëjmë", vijon Nimic.
Në prag të takimit të së mërkurës me kryeministrin e Maqedonisë, Nikolla Gruevski, dhe të së enjtes në Athinë me autoritetet greke, ndërmjetësi I Kombeve të Bashkuara ai tha se pret shumë. Në një intervistë për Televizionin grek NET ai u shprehë se "marrëdhëniet mes dy vendeve janë në udhëkryq kritik,kurse çështja po merr edhe dimension ndërkombëtar"
Frosina Cvetkovska < I mëparshmi