E Diel, 1 Nëntor 2026

Jose Mourinjo akuzon mediat italiane

Jose Mourinjo është shprehur se është i mërzitur me mediat italiane, pasi këto të fundit e shtrembëruan një deklaratë të tij, duke thënë se portugezi kishte pohuar fillimin e Calciopolit.
Mourinjo të enjtën tha për Inter Channel: "Nuk dua të flas për kampionatin. Por, nuk është një garë mes tri ekipeve. është një luftë mes një ekipi dhe shumë gjërave të tjera...". Ky përshkrim për Serien A është keqkuptuar nga mediat italiane të cilat kanë shkruar se Mourinjo ka pohuar fillimin e një Calciopoli të ri.
"Kush e ndryshoi deklaratën time..'shumë gjëra të tjera...'? Unë? Jo. A nuk paskam të drejtë të flas me tifozët e Interit, pa u përzier dhe njerëzit të cilët non-stop fusin hundët këtu? ...Faleminderit...por nesër ne jemi prapë kështu si jemi. Të lodhur, të lënduar dhe të pezulluar".
"Falenderoj tifozët e Interit për mbështetjen gjatë gjithë sezonit, janë tifozët më të mirë në botë", ka thënë Mourinjo.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›