E Diel, 1 Nëntor 2026

Shi milionash për pilotët e Formula 1

Bota e Formula 1 nuk përmblidhet vetëm te garat me makinat njëvendëshe në pistat e shpejta, por dhe në fitimet që arrijnë të “gllabërojnë” pilotët, ku mbreti i përhershëm mbetet shtatë herë kampioni i botës, gjermani Majkëll Shumaker. Faqja online e revistës gjermane “Shpiegel” ka publikuar edhe rrogat e pilotëve kryesorë të kampionatit aktual

Shumaker, 20 milionë euro
Është kampioni i kampionëve. Ylli i Mercedes, Majkëll Shumaker, përfiton nga puna e tij rreth 20 milionë euro në vit, 12 milionë si rrogë dhe 8 milionë euro nga reklamat. Një shumë rekord po të shohim moshën e tij, 41 vjeç.

Fernando Alonso, 18 milionë euro
Askush nuk do ta kishte menduar, por Ferrari shpenzon në vit për të mbajture spanjollin Fernando Alonso, as më pak dhe as më shumë, por 18 milionë euro. Dy herë kampioni i botës renditet në vendin e dytë për nga paratë.

Luis Hemilton, 16 milionë euro
“Princi” me ngjyrë i Formula 1, Luis Hemilton fiton çdo vit 16 milionë euro nga kontrata e tij me Mercedes, gati 4 milionë më shumë se kolegu i tij, Xhenson Baton.

Felipe Masa, 14 milionë euro
Felipe Masa me 14 milionë euro fitimi në vit te Ferrari përfshihet në katër të mëdhenjtë e Formula 1. Braziliani konsiderohet një pilot i cilësisë dhe 4 milionë euro i vinë si shërbime imazhi.

Xhenson Baton, 12.5 milionë euroXhenson Baton, kampioni në fuqi i botës, fiton 12.5 milionë euro te Meklaren. Piloti gjerman Timo Glok e ka rritur vit pas viti vlerën e tij në tregun e Formula, pavarësisht se ai përfaqëson një skuderi të re në panoramën e makinave njëvendëshe. 2.5 milionë euro është shuma në total

Sebastian Fetel, 12 milionë euro
Nënkampioni i Botës, Sebastian Fetel është në mesin e artë përsa i përket pagesave. 12 milionë euro përfiton ai nga skuderia Red Bull, ndërkohë që shoku i tij i ekipit, australiani Mark Ueber te Red Bull përfiton 7 milionë euro.


Robert Kubika, 8 milionë euro
Polaku Robert Kubika i skuderisë franceze, Renault, përfiton 8 milionë euro. Niko Rosberg, partneri i Shumakerit, merr të Mercedesi 6 milionë euro (4 milionë euro pagë dhe 2 milion nga reklamat).

Rubens Barikelo, 5 milionë euroSi një pilot i vjetër dhe me eksperiencë, Rubens Barikelo i Uiliamsit fiton pesë milionë euro në vit: 4 milionë pagë dhe 1 milionë euro publicitet. Aspak keq për brazilianin veteran në prag të lamtumirës.

Niko Hylkenberg, 1 milion euro
Nuk është aspak për një fillestar në garat e makinave të shpejta të Formula 1. Piloti i Uiliams, Niko Hylkenberg fiton afërsisht 1 milion euro, të ndara në 0.8 milionë euro nga rroga dhe në vetëm 200 mijë euro nga reklamat.


Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Premte, 02 Prill 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›