E Shtunë, 31 Tetor 2026

Withers dhe Borchard: Jo diskriminimit

Ambasadori amerikan dhe ai gjerman në vendin tonë kanë zhvilluar një takim me përfaqësues të pushtetit lokal në Lezhë, duke kërkuar mbrojtjen e familjes sëKlodit, të riut lezhjan që bëri publike prirjet e tij homoseksuale.
Që në fillim të këtij takimi, ku ishte e pranishme edhe nëna e Klodit, drejtues të pushtetit lokal në Lezhë u kanë kujtuar ambasadorëve Withers dhe Borchard se në këtë qytet gëzohen të gjitha liritë dhe të drejtat e njeriut, por kjo familje nuk është larguar nga kërcënimi, por sepse kështu kanë vendosur vetë ata që prej sepaku 5 vitesh.
Sekretati i përgjithshëm i bashkisë dhe prefekti i Lezhës kanë mbajtur të njëjtin qëndrim, duke garantuar ambasadorët, se gjithçka është një
manipulim.
Witheres ka deklaruar se kur liria e shprehjes kthehet në kërcënim për të
tjerët, kjo duhet dënuar. Sipas tij protestuesit nuk përfaqësojnë të gjithë qytetarinë lezhjane, dhe se familja çela ka të drejtë të mbrohet.
Ambasadori Gjerman ka kaluar çakun duke e përcaktuar Klodin si përfaqësuesi i denjë të një kombi që guxon. Ai i ka kërkuar pjesës qytetare që heshten, për të dalë kundër protestuesve,dhe ti izolojnë këta persona duke treguar përçmim ndaj tyre.
Vizitës së ambasadorëve u janë përgjigjur të rinjtë e këtij qyteti,të
cilët kanë deklaruar se familja e Klodian çelës nuk ka pasur asnjë kërcënim, por gjithçka është manipuluar.
Sipas tyre nëse ambasadorët mbrojnë lirinë dhe jetën e një qytetari të vetëm nga diskriminimi, kush do ti mbrojë 30 mijë qytetarët e tjerë lezhjane që po diskrinimohen çdo ditë në qytetet e tjera të vendit, dhe sipas të rinjve lezhjanë ky është një problem social tepër i madh. Në asnjë moment të këtij takimi, të pranishmit nuk ka diskutuar çështjen Klodi, por çështjen e të rinjve lezhjanë, por e kundërta ka ndodhur me ambasadorët e pranishëm në sallë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›