Josip Kuzhe Tri pike mjaft te veshtira. Cana shte fillimi llogarite ne fund
Me fitoren e arritur ne mbremjen e djeshme perballe Luksemburgut Shqiperia eshte ngjitur ne kuoten e 4 pikeve ne Grupin D. Fitorja me skuadren me modeste te eliminatoreve te Euro 2012 nuk ishte aspak e lehte dhe kjo pranohet edhe nga trajneri Josip Kuzhe. Tekniku kroat i cili arriti triumfin e pare ne ndeshjet zyrtare me kuqezinjte deklaroi per SuperSport Jemi shume te kenaqur pasi kemi 4 pike ne klasifikim. Luajtem perballe nje kundershtari mjaft te veshtire qe qendronte me se shumti ne mbrojtje dhe u shfaq mjaft luftarak. Luajtem mire deri diku dhe arritem te shenonim ne pjesen e pare te lojes. Natyrisht qe te gjithe prisnim qe te shenonim perseri ne pjesen e dyte.
Kuzhe nenvijezoi se veshtiresite ne lojen e futbollisteve shqiptare vinin edhe per shkak te hileve te kundershtareve dhe mungeses se fair-play-t qe ata shfaqen ne disa momente. Ndryshe nga sfida me Rumanine kete here ishim te detyruar te luanim ne sulm. Megjithate e theksoj se ndeshja ishte mjaft e veshtire pasi Luksemburgu jo vetem qe luante me 9 lojtare ne zonen e saj por futbollistet e kesaj skuadre ishin mjaft te forte e deri diku edhe te piset. Kjo eshte arsyeja perse u lumturova ne momentin qe shenuam gol dhe zhbllokuam rezultatin tha trajneri. Ne fund ai foli per raportin me tifozet Perpara nje viti erdha ne Shqiperi dhe menjehere u ndjeva mire. Jam i lumtur ketu. I kam treguar gjithmone emocionet e mia jo vetem per futbollin apo per rezultatet. Ky raport me tifozet eshte ndertuar vetvetiu dhe do me pelqente te vazhdoja keshtu.
Zv.kapiteni i Shqiperise Lorik Cana u shpreh i kenaqur me tri piket e marra edhe pse pranoi se paraqitja mund te kishte qene me e kenaqshme. Pavaresisht se gjithcka nuk shkoi mire sigurisht qe ky rezultat eshte pozitiv. Kundershtari nuk u afrua te porta jone pervec 2-3 rasteve jo te pastra. Kjo ishte nje ndeshje e veshtire mbi te gjitha ne aspektin psikologjik. E rendesishme eshte qe fituam dhe kjo na ben te lumtur. Shpresojme qe ne ndeshjet e ardhshme me kundershtare te forte te synojme fitoren tha lojtari i Gallatasarait. Edhe pse fituam 1-0 te rendesishme ishin tri piket. Tashme kemi 4 pike ne klasifikim por kane mbetur edhe 8 ndeshje dhe llogarite do ti bejme vetem ne fund.