E Diel, 1 Nëntor 2026

Mjafton Salihi Shqiperia kryeson Grupin D

Kombetarja kuqezi luan nje 45 minutesh perfekt por ne 90 fiton vetem 1-0

Mision i perfunduar por kjo Shqiperi mund dhe duhej te kishte bere me shume. Luksemburgun ne Qemal Stafa e mundim vetem 1-0 fale nje eurogoli te Salihit ndersa kombetarja luan nje 45 minutesh perfekt ndersa ne te dyten tregon nje fytyre tjeter. Nuk administron superioritetin numerik ne fushe pasi mungon nje organizim i mire i lojes. Gjithsesi tri piket jane shume te rendesishme dhe Kuzhe me ne fund merr edhe fitoren e pare ne nje ndeshje zyrtare ne 15 muaj ne drejtimin e Shqiperise. Nje triumf qe vlen per vendin e pare te Shqiperise ne Grupin D pas 2 ndeshjeve te para me 4 pike.

Ashtu sic kishte premtuar trajneri Kuzhe kishte zbritur ne fushe nje skuader shume sulmuese ndaj Luksemburgut modest me Bogdanin dhe Salihin perpara dhe Muzaken Duron e Skelen te gatshem per ti mbeshtetur. Pa kaluar ende minuta e pare nje kros i Muzakes nga e djathta jep shkendijen e pare te nje ndeshje superofensive per kuqezinjte por as Salihi e as Bogdani nuk e arrijne dot. Ne ate fillimndeshje Shqiperia tregoi freski fizike dhe shume kreativitet. Nje start krejt ndryshe nga ai me Rumanine. Kerkohet me kembengulje zhbllokimi i rezultatit. Miqte qendrojne te mbyllur ne mesfushen e tyre dhe mbrohen me forca te shumta ndersa Shqiperia sulmon vazhdimisht. Krahu i djathte funksionon shkelqyeshem me nje Muzaka ne forme qe arrin shpesh te depertoje deri ne fundore dhe te jape krose drejt zones. Skuadra jone eshte e zhvendosur thuajse e gjitha perpara dhe Luksemburg provon ne befasoje ne dy kundersulme ku edhe mund te kishte rrezikuar por gjithsesi per fat u neutralizuan. Kuqezinjte ndertojne nje sere aksionesh. Duro ekzekuton nje goditje denimi ne minuten e 29-te por grushton portieri Joubert i Luksemburgut. Provon me pas Curri por topi perfundon pak mbi traverse. Minuta e 37 ka ngritur peshe tifozet e pranishem ne stadium Bulku rikuperon topi shkon te Dallku i cili kroson nga e djathta per Salihin qe me nje gjysmekthese shenon nje gol te mrekullueshem duke i dhuruar keshtu Shqiperise avantazhin e shumepritur per minuta te tera. Djemte e Kuzhes ne pjesen e pare ishin shume te qarte ne lojen e tyre ishin gjithmone afer portes kundershtare krijuan shume raste por vetem nje gol. Ne te dyten Shqiperia eshte me e qete e provon te qarkulloje shume topin te ndertoje aksione te rrjedhshme. Gjithcka funksionon ne menyre perfekte por mungon pasi i fundit i cili ose nuk eshte i sakte ose ndalet nga kundershtaret. Ne te paktat raste qe luksemburgasit i afrohen zones tone ne minuten e 58 Mutsch simulon dhe gjyqtari nuk ngurron te jape nje karton te verdhe qe eshte i dyte per te dhe kompleton nje te kuq. Miqte luajne me nje lojtar me pak. Por cuditerisht ne fushe nuk ndihet pasi tanet leshojne terren dhe kundershtari e prek me shume here topin per disa minuta. Madje miqte tronditin nje traverse por per fat jane ne pozicion jashte loje. Hyka ze vendin e Muzakes se demtuar. Pak sekonda me vone Cana provon reflekset e Jaubert ndersa Salihit traversa i mohon golin e dyte.

Bogdani con ne rrjete nje top por ndeshkohet me karton te verdhe pasi gjyqtari kishte kohe qe kishte fershellyer per pozicion jashte loje. Ne minutat e fundit nje parabol e Skeles ve ne prove portierin Jaubert i cili grushton me veshtiresi ne goditje kendi. Shqiperia e pjeses se dyte eshte ndryshe nga e para. Eumlshte me e lodhur harron te luaje edhe pse kundershtari eshte me nje lojtar me pak. Madje duket sikur e meshiron. Mungonte nje loje e organizuar mire dhe ekipi insiston ne qender aty ku Luksemburgu ka perqendruar forcat te shumta. Duket e vetekenaqur dhe i mungon deshira per te luajtur per me shume se 1-0.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›