Armand Duka Loja jo e mire Skuadra ti gezohet fitores
Sapo ka mbaruar ndeshja ashtu si ndodh zakonisht kur Kombetarja merr rezultat pozitiv presidenti i FSHF-se Armand Duka ka shkuar ne dhomat e zhveshjes. Se bashku me disa anetare te Komitetit Ekzekutiv kreu i institucionit qe drejton sportin e top-kembes pergezoi kuqezinjte per fitoren perballe Luksemburgut. Shqiperia eshte ngjitur ne kuoten e 4 pikeve ne Grupin D ndersa me kete rezultat federata do ti jape skuadres 200 mije euro premoi per realizimin e objektivit te pare. Cfare i thashe skuadres Nuk mu duk se atmosfera ishte shume e gezueshme. Ne morem tri piket dhe lojtaret duhej te ishin me te kenaqur por ndoshta ata kerkonin me shume nga vetja. Megjithate keto jane ndeshje shume te veshtira dhe ne morem tri piket qe eshte objektivi me i rendesishem. Skuadra nuk rrezikoi per asnje cast shenuam dhe fituam. E pranoj se nese do te shenonim ndonje gol me teper do ishim edhe me te kenaqur. Gjithsesi i gezohemi kesaj fitoreje deklaroi Duka. Goli i shkelqyer i Salihit E kam shijuar shume pasi mjafton qe topi hyri ne rrjete. Per mua cdo gol eshte i bukur. Skuadra nuk ka asnje yll asnje individ per tu vecuar por lojtaret punojne te gjithe bashke per te miren e ekipit dhe kjo eshte pozitive. Luksemburgu dhe cdo skuader e ketij niveli eshte shume e veshtire ta mposhtesh ne shtepi pasi luajne shume mbrapa pasi eshte e veshtire te cahen. Per mendimin tim do te jete me e lehte fitorja ne fushen e Luksemburgut.