E Diel, 1 Nëntor 2026

Josipovic: Milloshevic, përgjegjës për krimet në rajon

Presidenti kroat, Ivo Josipovic ka bërë përgjegjës ish-liderin e Jugosllavisë, Sllobodan Milloshevic për krimet e kryera në Ballkan.

“Personi që duhet të fajësohet më shumë për krimet e kryera në zonën e ish-Jugosllavisë është Sllobodan Milloshevic”, ka pohuar Josipovic.

Kroacia ka qenë një nga vendet që u prek dhunshëm nga lufta në fillim të viteve ’90, kur nisi edhe shpërbërja e federatës jugosllave.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›