Kroacia, tjetër kontigjent në Kosovë

Kroacia ka dërguar në Kosovë një tjetër kontigjent trupash paqeruajtëse, të cilat do të veprojnë në kuadër të KFOR-it.
Lajmin e bëjnë të ditur agjencitë kroate, sipas të cilave kontigjenti përbëhet nga 20 trupa të specializuara.
Burimet saktësojnë se efektivët janë anëtarë të forcave ajrore, pilotë të avionëve dhe helikopterëve luftarakë.