E Shtunë, 31 Tetor 2026

Merkel: Kurrë nuk pranojmë ndarjen e Kosovës

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel theksoi se integriteti territorial i Kosovës është i pacënueshëm.

"Ne kurrë nuk do ta pranojmë ndarjen e Kosovës", tha Merkel gjatë takimit me presidentin e Kosovës, Fatmir Sejdiu. "çështja e statusit të Kosovës është e vendosur një herë e përgjithmonë dhe këtë ia kemi thënë edhe Serbisë", tha Merkel, duke shtuar se "Kosova është guri i fundit i një rendi të ri në Ballkan".

Më herët, presidenti Sejdiu u takua me presidentin gjerman, Horst Kohler dhe zyrtarë të lartë në Berlin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›