E Shtunë, 31 Tetor 2026

Josipoviç viziton Manastirin e Deçanit

Presidenti i Kroacisë, Ivo Josipovic, ka thënë se është i bindur se Kosova do të bëhet vend i paqes dhe bashkëpunimit.
Në ditën e dytë të vizitës në Kosovë, Josipovic ka vizituar Manastrin e Deçanit dhe ka biseduar me igumenin Sava Janjic.

“Ruajtja e këtij manastiri dhe bashkëpunimi që bëhet këtu midis kishës ortodokse serbe dhe autoriteteve të Republikës së Kosovës, tregon se njerëzit munden së bashku, se optimizmi mund të fitojë pesimizmin dhe se njerëzit e vullnetit të mirë mund të mundin ata që nuk kanë vullnet të tillë”, ka thënë Josipovic, raportojnë mediat serbe, transmeton REL.

Të premten në Prishtinë, presidenti kroat ka takuar zyrtarët më të lartë të shtetit.  

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›