Mbi 700 emigrantë shpëtohen në dy ditët e fundit nga rojet italian

Mbi 700 persona u shpëtuan në dy ditët e fundit nga roja bregdetare italiane larg brigjeve të Siçilisë.
Katër barkat ishin mbushur me sirianë, egjiptianë, eritreanë, nigerianë dhe ganezë. Katër pjesëtarë të një familjeje u dërguan me urgjencë në spital për t’u kuruar, transmeton TCH.
Konflikti në Siri dhe trazirat në Egjipt kanë shtuar numrin e refugjatëve që kërkojnë të arrijnë Italinë muajt e fundit. Mijëra njerëz kanë ndërmarrë udhëtime të rrezikshme nga Afrika e Veriut në Itali, apo Maltë, me barka.
Vendet europiane po vlerësojnë nëse ata kanë bazat për të kërkuar azilin në Europë. Italia u ka kërkuar partnerëve europianë të bëjnë më shumë për të ndarë ngarkesën e strehimit./Indeksonline/