Aksident në Levan-Tepelenë, vdes 1 grua, plagosen 4 vetë

Një aksident i rëndë ndodhi mbrëmjen e sotme me pasojë vdekjen e një gruaje dhe plagosjen e katër personave të tjerë. Ngjarja ndodhi në aksin rrugor Levan – Tepelenë, në vendin e quajtur Kafaraj, ku një automjet u përplas me një zetor, i cili i preu rrugën shkurt.
Të plagosurit u dërguan menjëherë në spital, ndërsa mësohet se një grua humbi jetën, por ende nuk bëhet i ditur identiteti i saj.
Mësohet se të plagosur kanë mbetur personat që udhëtonin me automjetin. Ata janë, Jetnor Muçaj dhe vajza e tij, e cila ndodhet në gjendje të rëndë, shkruan shekulli.
Ndërkohë, të plagosur kanë mbetur edhe Ervin Zyka dhe Aleksandër Banaj, të cilët udhëtonin me zetorin. Policia mbërriti menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e saj.