E Shtunë, 31 Tetor 2026

Primera Divizion, Reali në Valencia, derbi për Barçën

Barça ndodhet pesë pikë para madrilenëve (1 ndeshje më shumë) dhe në derbi duket mëse i motivuar. Guardiola i ka të gjithë lojtarët në dispozicion, ndërkohë që pas kësaj ndeshje do t’i duhet të udhëtojë për në Botërorin e klubeve, i vetmi trofe i epokës Guardiola që mungon në harkun e 16 muajve të drejtuar nga tekniku i ri spanjoll.

Ndërkohë që madrilenët ui pret një ndeshje e vështirë në Mestaja të Valencias. Një sfidë mes vendit të dytë e të tretë, ku mungesa e Kristiano Ronaldos (i skualifikuar) do të bjerë në sy po aq sa edhe mungesa e Kaka (i dëmtuar).

Primera Divizion, java XIV
Valencia - Real Madrid  
Barcelona - Espanjol  
Saragoza - Bilbao
Nesër
Valadolid - Malaga  
Osasuna - Majorka
Santander - Xerez  
Getafe - Tenerife  
Atl. Madrid - Vilarreal  
Almeria - Deportivo  
Gijon - Sevilja

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›