Spaleti, trajneri i ri i Zenitit
Lajmin e konfirmon vetë klubi në faqen e intenetit. “Trajneri i ri ka si objektiv rikthimin e titullit kampion, vazhdimësinë e rezultateve pozitive në veprimtaritë europiane, krijimin e një grupi të qëndrueshëm dhe me elementë nga skuadra e të rinjve”, thuhet në deklaratën e Zenitit.
Sipas kontratës (që u miratua unanimisht nga të gjithë anëtarët e këshillit drejtues të klubit), ish-tekniku i Romës do të përfitojë katër milion euro në sezon. Spaleti do të marrë me vete gjithë stafin që kishte te Roma dhe do të gjejë edhe një lojtar italian, Alesandro Rosina, që kaloi tek Zeniti në merkaton e verës.
Në këtë mënyrë, shuhen përfundimisht zërat që e shihnin Luçiano Spaletin në drejtimin e Juventusit.