E Diel, 1 Nëntor 2026

Jozefina Topalli : "Nobelisti Pamuk, krijuesi që nuk rresht kërkimin në rizbulim të vlerave që sjellin ndryshim në shpirtin dhe jetën e individit.

Fjala e Kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli në promovimin e librit Stamboll kujtime dhe qyteti, të Nobelistit Orhan Pamuk, në mjedisiet e Kuvendit. në prani të vetë nobelistit Pamuk, artistë shrimtarë, personalitete të letrave dhe artit shqiptar, përfaqësues të Trupit Diplomatik. "Jam e nderuar dhe e lumtur ti uroj mirëseardhjen Nobelistit Orhan Pamuk, në Kuvendin e Shqipërisë, në vizitën e tij të parë në Tiranë, vizitë që përkon edhe me prezantimin para lexueve shqiptarë të botimit në shqip të librit të tij Stamboll kujtime dhe qyteti. Nobelisti Pamuk vjen tek ne jo vetëm si një ndër autorët më në zë në letërsinë bashkëkohore Turke, jo vetëm si një ndër romanicierët më interesantë sot në letërsinë botërore, por ai gjen tek ne një ndër vendet ku vepra e tij është shqipëruar pothuaj e plotë. Krahas lexuesit shqiptar ai do të zbulojë një vend me histori e lidhje të hershme me vendin e vet, dhe një popull mik e mikpritës që përmes afërsive kulturore por edhe shpirtërore do ta bëjnë të ndihet home, si në shtëpi të vet. Shqiptarët u njohën dhe lexuan për herë të parë në shqip veprën e Orhan Pamuk në tetor të 2006 përmes Unë jam e kuqja. Ky botim doli pikërisht kur shkrimtari i madh u nderua me çmimin e Nobel në letërsi. Shqiptarët ishin në sintoni dhe në kohë të shijonin njëherazi me lexuesit kudo në botë Nobelistin Orhan Pamuk. I nderuar zoti Pamuk ju jeni nobelisti i parë në letërsi që viziton Shqipërinë dhe natyrshëm vizita juaj shënon një nga ngjarjet më të rëndësishme në kalendarin letrar të këtij viti. Ju i nderoni shqiptarët me ardhjen tuaj në Shqipëri por edhe unë jam shumë e kënaqur tJu them se nobelisti Orhan Pamuk është kthyer në një ndër autorët më tërheqës dhe imagjinatë nxitës për lexuesin shqiptar. Siç me ka treguar shkrimtarja e talentuar dhe botuesja Flutura kjo vizitë pritej të bëhej në 2006 por për arsye impenjimesh u shty. E dini ndoshta është me mirë kështu sepse sot ju gjeni që lexuesit shqiptarë ju njohin e ju duan përmes romaneve tuaja të mrekullueshme si Unë jam e kuqja, Bora, Kështjella e bardhë, Shtëpia e heshtjes, Jeta e re, libri me ese Baulja e babait; e tani së fundi ata do të kenë në duar Stamboll kujtemi dhe qyteti. Botuesja ka premtuar se do ti japë lexuesit shqiptar këtë vjeshtë romanin e radhës Shtëpia e heshtjes dhe në pranverën e ardhshme romanin e saposhkruar tuajin Muzeu pafajësisë. Zoti Orhan ju siguroj se keni bërë për vehte zemrat e një lexuesi sqimatar.

Mendoj se ka shumë arsye që ju jeni i dashur për lexuesin shqiptar. Ne shqiptarët dhe turqit ndajmë shumë histori. Gjatë periudhash të gjata kemi ndarë kundërshti sikudër kemi ndarë lidhje të dijes dhe të kulturës, kemi ndërtuar lidhje miqësore e zhvilluar ndjenja vëllazorore. Kemi ndarë një dhënie e marrje si rrallë pak dy kombe në botë kanë pasur.
Në rrjedhen e mesjetës e më vonë shumë shqiptarë u vendosën edhe në Turqi e majft prej tyre edhe në qytetin tuaj të dashur; shumë prej tyre arritën poste të larta. Mehmet Ali Pasha, teolog dhe stusiues ishte me origjinë shqiptare. Po kështu Hasan Tah-sin rektori i parë i Universitetit të Stambolllit, Mehmet Akif poeti pan-islamik, autori i himnit kombëtar në 1921 apo Riza Tevfik një ndër filozofët e mëdhenj të kohës. Thuhet se edhe nëna e Mustafa Kemal Ataturk të ketë qënë me origjinë shqiptare! Thuhet!!! Në fund të shekullit të 19, Stambolli ishte një ndër qëndrat kryesore të lëvizjes sonë kombëtare. Një pjesë e madhe e intelektualëve shqiptarë të kohës jetuan dhe kontribuan atje, ndër ta vëllezërit Frashëri. Sami bej Frashëri, i njohur si Semseddin Sami bëri emër si leksikograf dhe enciklopedist, por mbeti një ndër ideologët kryesorë të rilindjes sonë kombëtare. Kur ende trojet shqiptare ishin pjesë e perandorisë osmane Sami bej Frashëri shkroi veprën ndricuese për lëvizjen tonë kombëtare Shqipëria cka qënë , ceështë e cdo të bëhet. Në këto familje shiptare (natyrisht) vinte edhe gjyshja e dashurisë së parë të fëmijërisë suaj: misteriozja Trëndali i Zi, sikurse përshkruhet në Stambolli, kujtime dhe qyteti! Ne shijojmë rrëfenjën tuaj sepse ndjehemi të afërt me botën që rrethon romanet tuaja. Ju do te gjeni në Shqipëri një White castle edhe në mjaft qytete shqiptare të mesjetës së vonë të cilat ndërsa ruanin trashëgiminë e të qënit për një kohë mjaft të gjatë pjesë e perandorisë osmane jepnin e merrnin me perëndimin e konsideroheshin si ura lidhjeve lindje-perëndim. Nobelisti Orhan Pamuk cmohet si krijuesi që nuk rresht kërkimin në rizbulimin të vlerave që sjellin ndryshim në shpirtin dhe jetën e individit. Jeta e Re fillon me një fjali të thjeshtë por befasuese Një ditë lexova një libër dhe gjithë jeta ime ndryshoi . Po është po aq e vërtetë sa cdo lexim të shëtit kudo në të tashmen dhe të shkuarën, të pasuron në njohje personazhesh po aq realë sa ata që has në të përditshmen, dhe romanet e Pamuk të rrëmbejnë mendjen e nxisin mendimin, të joshin imagjinatën e endërrimin, të prekin ndjesitë; dhe mrekullia ka ndodhur, ndjehesh më i lirë më i hapur e më receptiv. Shqiptarët e njohin dhe e cmojne Nobelistin Pamuk edhe si shkrimtarin që në emër të vertetës historike nuk hesht, guxon të flasë për fakte historike të hidhura por që po nuk u denoncuan i mbajnë njerëzit të ndarë. E vërteta është forma e vetme që paqëton njerëzit kudo si në lindje ashtu edhe në perëndim, sikurse ruan ekuilibrat shpesh herë të brishtë lindje perëndim. Nobelisti Pamuk është shkrimtari me integritet që nuk heziton të dalë haptazi kundër kur kërcenohet shprehja e lirë. E kush më mirë se ne shqiptarët të sapo dalë nga një shoqëri e dhunimit flagrant dhe të egër të individit, dinjitetit dhe fjalës së lirë njohim vlerën e të vërtetës historike dhe shprehjes së lirë. E së fundi Nobelisti Orhan Pamuk duke ia kushtuar veprën e tij letrare njohjes së historisë së vendit të vet, traditave të popullit turk, duke sjellë një galeri të mrekullueshme personazhesh nga e përditshmja është një kontribues shumë i vyer në njohjen e vendit të tij, të vlerave që ky vend mbart e perspektivën evropiane që vendi i tij aspiron. Vepra e Pamuk është kthyer në emblemë të vlerave të kombit turk dhe të meritës së tij për të zëne vendin që meriton krahas vendeve me të cilat ndan këto vlera. Është edhe kjo aspiratë e përbashkët evropiane që i bashkon edhe më fort të dy vendet dhe popujt tanë. Jam shumë e kënaqur që keni shprehur dëshirën të vizitoni Beratin, një ndër qytetet me të cilin ne krenohemi, një qytet 2400 vjecar që sot gëzon statusin e pasurisë botërore e është në kujdesin e UNESCo-s. Është një qytet që me historine dhe pasuritë kulturore kurrë nuk ka rreshtur së joshuri historianë e udhëtarë të të gjithë kohrave. Në joshjen e tij ka rënë edhe udhëtari turk Evlija Celepi i cili ka lënë pershkrime të mrekullueëshme të një qyteti të lulëzuar. E dini ende fëmijë e ende pa e vizituar këtë qytet prindërit na tregonin një rrëfenjë të bukur të krijimit të qytetit të Beratit nga një histori e trishtuar dashurie. Një zanë mali fort e bukur i mori mendjen dy vëllezerve Tomorr e Shpirag të cilët vendosën ta zgjidhin ceshtjen me duel. Njeri godiste me shpatë dhe tjetri me topuz. Hyu i zemëruar i ndëshkoi, i ktheu në gur e mal të shënuar nga gjurmët e duelit të përgjakshëm. Që nga ajo kohë mali Tomorr ka sipërfaqen e tij gropa gropa symbol i rënieve me topuz ndërsa Shpiragu i ka brinjët vija vija për shkak të goditjeve të shpatës. Edhe zana nuk i shpëtoi ndëshkimit; ajo e dëshpëruar qau e qau dhe nga lotët e saj u krijua lumi Osum. E vetë u kthye në një kodrinë shkëmbore mbi të cilën u ndërtua kështjella hijerëndë që ende sot banohet. Na ishte një herë një Berat por që jeton ende dhe sot ruan dëshmi qytetërimesh të hershme dhe të vona. Ju do të zbuloni që Berati me të vërtetë është një muze historik në natyrë që do tju shtojë kureshtinë të ktheheni sërish në Shqipëri. Së fundi me lejoni të përfitoj nga ky rast për të falënderuar shkrimtaren dhe botuesen Acka për këmbënguljen e saj për të sjellë në Shqipëri Nobelistin Pamuk si dhe për përkushtimin e saj ndaj veprës së

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›