Jozefina Topalli: Heqja e vizave, rezultat edhe i arritjeve në luftën kundër trafikimit.
Lufta kundër trafilikimit është kauza e lirisë, sepse në historinë e njerëzimit, trafiku i qenieve njerëzore është krimi më i rëndë. Shqipëria ka bërë hapa të rëndësishme në betejën kundër trafikimit, gjë që ka bërë të mundur që ne sot në Parlamentin Europian të kemi një votë, për një rezolutë për Shqipërinë ku paragrafi kryesor është për liberalizimin e vizave.
Kështu u shpreh sot Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, e cila ishte e ftuar në konferencën Trafikimi i qenieve njerezore në shekullin e 21-të. Parandalimi dhe lufta kundër tij: Sfida dhe perspektiva, ku mori pjesë edhe zv.presidentja e Fondacionit Hanns-Seidel .
Duke vlerësuar rëndësinë e kësaj konference Kryetarja e Kuvendit u shpreh:
"Së pari, ju falenderoj për nderin që më keni bërë për të qrenë e pranishme bashkë me ju në këtë konference, ju bëj përgëzimet më të mira për organzimin e një konferencë të tillë, që prek një kauzë kaq të madhe: Lirinë. Është kauza e lirisë, sepse në historinë e njerëzimit, trafiku i qenieve njerëzore është krimi më i rëndë. Është kauza e lirisë, sepse trafikimi i qenieve njerëzore është një formë mizore e skllavërisë, lufta ndaj të cilit kërkon vemendjen dhe vullnetin më të fortë të të gjithëve.
Është një kauzë globale sepse çdo shtet është i prekur qoftë si vend origjine, qoftë si vend transit apo si destinacion për viktimat. Për ata që merren me trafikimin ky është thjesht një biznes, dhe nga të gjitha bizneset e paligjshme ky është më barbari, më mizori. Ndaj edhe lufta ndaj këtij biznesi barbar, duhet të jetë po kaq e fortë. Zërat e viktimave janë shpesh zëra femërorë dhe zëra fëminorë. Janë ata më të riskuarit. Ndaj, ajo ku unë dhe të gjithë ne duhet të fokusohemi edhe më fort është rasti trafikimit të fëmijëve. Ata janë më të pafajshmit.
Rastet janë drithëruese dhe partneriteti i institucioneve që merren më këtë çështje, duhet të jëtë në nivele edhe më të larta, duke përfshirë policë, prokurorë, gazetarë, mësues, prindër e të gjithë ne.
Natyrisht nuk është një çështje e thjeshtë, është një çështje transnacionale, është një sfidë globale, është një sfidë e jona, ashtu siç është edhe një sfidë e vendeve të tjera, e NATO-s, e OSBE, e Këshillit të Europës, të vendeve të Bashkimit Europian. Koordinimi i përpjekjeve të të gjithë këtyre institucioneve të europës, me partnerët e tyre, në të gjitha kontinentet është ndër sfidat kryesore. Nëse në krimet transnacionale kjo zë vendin e dytë do të thotë se nuk është një sfidë e lehtë. Dhe sot, numërohen rreth 2.5 milionë qenie njerëzore që janë të përfshira në këtë trafikim që është forma e skllavërisë moderne të shekullit XXI
Të nderuar pjesëmarrës
Kuvendi që prej vitit 2005 ka pasur në fokus të tij luftën pa kompromis ndaj krimit, ku trafiku i qenieve njerëzore ka pasur vëmendjen tonë kryesore. Ligje si ai për Moratoriumin e mjeteve të lundrimit, ligji i quajtur Antimafia dhe ai i Mbrojtjes së dëshmitarëve, pa dyshim kanë qenë një bazë e fortë në luftën ndaj këtij fenomeni.
Po ashtu, Kuvendi ka miratur një sërë marrëveshjesh me vendet fqinje për Mbrojtjen dhe Asistencën për Fëmijët Viktima të Trafikimit.Kemi ratifikuar të gjitha konventat e Këshillit të Europës kundër trafikimit të qenieve njerëzore, si dhe aderimin në Protokollin Opsional të Konventës së OKB-së për të Drejtat e Fëmijëve për shitjen e fëmijëve, prostitucionin dhe pornografinë e fëmijëve.
Një hap cilësor ishte edhe miratimi i disa shtesave dhe ndryshimeve në Kodin Penal ku nenet e shtuara janë neniKeqtrajtimi i fëmijëve Pornografia dhe Trafikimi i fëmijëve, që midis të tjerave, kriminalizojnë fenomenin e shfrytëzimit të fëmijëve për punë të detyruar, lypje , rekrutimin, fshehjen, marrjen e fëmijëve, por edhe shitjen e tyre.
Filozofia jonë ka qenë jo të përçmojmë ato viktima të trafikut që bien pre në kërkim të një jete më të mirë, por të hartojmë strategji efikase dhe mbi të gjitha të rrisim mirëqenien për ti dhënë të gjithëvë, arsye të forta për të qendruar të sigurt në vendin e tyre.
Më vjen mirë që Shqipëria ka bërë përpjekje të vendosura në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore duke koordinuar aspektin penal të hetimit të trafikimit me aspektin social në drejtim të mbrojtjes, asistimit dhe riintegrimit të viktimave të trafikimit.
Para tre muajsh në kuadër të përmbushjes së objektivave kombëtare, por edhe të përmbushjes së detyrimeve për liberalizimin e vizave, u miratuan ndryshimet ligjore të cilat parashikojnë përfshirjen, për herë të parë, në skemën e përfitimit të ndihmës ekonomike edhe të një kategorie të re, të viktimave të trafikimit.
Miratimi i këtyre ndryshimeve ligjore që parashikon projekligji Për ndihmën dhe shërbimet shoqërore i hap rrugën mbështetjes me pagesa të viktimave të trafikut pas daljes së tyre nga qendrat rezidenciale të shërbimeve të përkujdesit social.
Shpesh nënvizohet se ligjet janë të mira, por ndonjëherë mungojnë mekanizmat për ti bërë ato të zbatueshëm. Ndaj dhe puna jonë nuk mund të ndalet vetëm te hartimi i ligjeve.
Mbështetja ime personale dhe e gjithë Kuvendit ka qenë dhe do mbetet maksimale, për një temë që është sa delikate aq edhe e vështirë, por që kërkon një mirëkoordinim të përpjekjeve të të gjithë faktorëve, shtetërorë, social, të OJQ-ve, të organizatave ndërkombëtare. Së pari për të sensibilizuar dhe për të parandaluar, së dyti për të goditur fortë dhe në të njëjtë kohë për të mbrojtur atë që kanë patur fatkeqësinë për të kaluar në statusin e viktimës.
Është bërë një punë e madhe këtë kohë. Qeveria e Kuvendi kanë punuar fort. E për pasojë, Shqipëria nuk etiketohet më si vend tranziti për trafikimin personave . Si rezultat i luftës kundër krimit të organizuar dhe trafiqeve Departamenti Amerikan i Shtetit në raportin e fundit mbi trafikimin e qenieve njerëzore e ka hequr Shqipërinë nga lista e vendeve në vëzhgim duke vlerësuar në këtë mënyrë përpjekjet dhe arritjet në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore
Shqipëria është vlerësuar si vendi me praktikën më të mirë në rajon për ndërtimin dhe vënien në funksionim të bazës së të dhënave për viktimat e trafikut. Rezultatet e luftës kundër këtij trafiku, siç thashë, janë pjesë e përmbushjes së detyrimeve për liberalizimin e vizave. Vendimet më të fundit të BE-së, për heqjen e vizave dhe statusin janë jo vetëm njohje e arritjeve por edhe përgjegjësi të reja në luftën nga krimit dhe trafikut.
Gjatë vitit 2008 u identifikuan 104 raste të trafikimit me 154 autorë dhe gjatë vitit 2009 46 raste me 73 autorë. Krahasuar me te njejten periudhe te vitit 2009 rastet kriminale ne drejtim te trafiqeve te paligjshme kanë nje nivel në rënie dhe kjo falë një lufte efikase. Po ashtu Strategjia Kombëtare të Luftës Kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore 2008-2010, është një strategji konkrete që po zbatohet me seriozitet.
Të nderuar pjesëmarrës,
Dua ti rikthehem edhe një herë fëmijëve. Para pak ditësh ka mbërritur në Kuvend, për herë të parë një projektligj i plotë për Mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve. Si Kryetare e Kuvendit ju garantoj se ky projektligj do të diskutohet gjerësisht në komisionet përkatëse me debate të hapura me grupet e interesit, shoqatat në mbrojtje të fëmijëve dhe partnerët tanë ndërkombëtarë, në mënyrë që të kemi një kuadër ligjor sa më fortë në mbrojtje të fëmijëve.
Unë kam besim në kapacitetin e jashtëzakonshëm të shoqërisë shqiptare për ti thënë stop fenomentit të trafikimit. Kam besim të plotë se me një bashkëpunim dhe koordinim edhe më të fortë mes ligjvënësve, organeve të policisë, organeve të drejtësisë, dhe mbi të gjitha bashkëpunimit me shoqërinë civile dhe shoqërinë në përgjithësi, ne mund të jemi edhe më të suksesshëm në kë