E Diel, 1 Nëntor 2026

Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut miraton rrëzimin e Sokol Çomos si kandidat për anëtar të Gjykatën e Lartë dhe kalimin e kandidatit Medi Bici si anëtar në Gjykatën e Lartë për votim në seancë plenare

Pas zhvillimit të seancave dëgjimore me dekretet e presidentit lidhur me emërimet për anëtarët e Gjykatës së Lartë, Komisioni i Ligjeve nisi sot diskutimin për dekretet e Presidentit të Republikës lidhur me emërimin e anëtarëve të Gjykatës së Lartë.

Fillimisht, anëtarët e komisionit u njohën me relacionin e përgatitur nga deputeti Dashnor Sula mbi emërimin e anëtarit të Gjykatës së Lartë, z.Medi Bici. Sipas relacionit, z.Bici është një kandidaturë që garanton besueshmëri dhe jep garanci për publikun e gjerë në dhënien e drejtësisë për një gjykatë të pavarur, profesionale, dhe të pakorruptuar. Bazuar në dispozitat e Rregullores së Kuvendit, relatori propozoi miratimin e kësaj kandidature në komision dhe dërgimin për votim në seancë plenare për dhënien e pëlqimit.

Pas propozimit të relatorit, deputetët nisën një diskutim të hapur dhe në përfundim të mbledhjes, miratuan me shumicë votash kandidaturën e z.Bici për dhënien e pëlqimit për anëtar të Gjykatës së Lartë dhe propozimi i relatorit që kjo kandidaturë ti dërgohet për votim seancës plenare.

Më pas, anëtarët e komisionit u njohët me relacionin e përgatitur nga deputeti Fatos Hoxha lidhur me emërimin për anëtar në Gjykatën e Lartë i cili vuri në dukje se z.Çomo gjatë seancës dëgjimore refuzoi të përgjigjet në Komision për pyetjet e deputetëve të cilët kërkuan opinion lidhur me kontributin konkret të tij si anëtar i KLD-së për karrierën dhe masat disiplinore, për proceset politike të para vitit 1990, kur bëhet fjalë për vënien e drejtësisë nga njerëz që kanë menaxhuar sistemin e drejtësisë edhe në periudhën e diktaturës komuniste etj.

Në vijim deputetët zhvilluan diskutimin përkatës dhe me shumicë votash të të gjithë anëtarëve të komisionit, u miratua propozimi i relatorit që Komisioni ti kërkojë seancës plenare të votojë për mosmiratimin e kandidaturës së z. Sokol Çomo për anëtar të Gjykatës së Lartë.

Anëtarët e opozitës në komision nuk morën pjesë në debat.


var js_search_kriteria_more_than_mesg = "Ju lutem jepni një fjalë me më shumë se dy karaktere"; var tp = "k=255"; var pub_path = "/"; var search_mode = ""; GO Foto Galeri më shumë Live Seancat Plenare Live Video Galeri $j(document).ready(function($) { createPlayerSI(); }); function createPlayerSI() { var flashvars = { file:"http://www.parlament.al/media/diplomacia_1.flv", type:"video", autostart:"false", skin:"http://www.parlament.al/templates/NEModules/mediaModule/skins/player.swf", frontcolor:"000000", backcolor:"ffffff", screencolor:"838f8d", lightcolor:"32a6cb", bufferlength:"1", volume:"90", repeat:"none", quality:"true", displayclick:"play", stretching:"uniform", controlbar:"over", shuffle:"false", mute:"false", logo:"http://www.parlament.al/graphics/spacer.gif", item :"0" } var params = { allowfullscreen:"true", allowscriptaccess:"always", wmode:"opaque" } swfobject.embedSWF("http://www.parlament.al/templates/NEModules/mediaModule/player.swf", "previewSI34128145", "220", "125", "9.0.115", false, flashvars, params); } Get the Flash Player to see this player.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›