Jozefina Topalli: Ka ardhur koha që të ndërtojmë një identitet kombëtar mbi themele dhe institucione të pastra.
Jemi mbledhur sot, me përgjegjësi të plotë, për të shkuar drejt mbylljes se një historie të errët të së kaluarës se vendit tonë.
Për shqiptarët komunizmi ishte një rregjim i imponuar nga një grup politik që u vetshpall pronar i së vërtetës, një rregjim totalitar, që lindi nga dhuna dhe deri në fund vazhdoi me dhunë. Ishte një rregjim opresiv, që na shpronësoi pesë dekada të historisë sonë, që nëpërkëmbi çdo parim, vlerë, morale dhe detyroi qytetarët të jetonin në gënjeshtër, mashtrim e frikë. Unë uroj që të ngrihet një institut për të analizuar çdo komponent të sistemit totalitarist, të institucioneve qendrore që bënë të mundur këtë tragjedi dhe të personazheve kyçe, që forcërisht zbatuan e u implikuan në këtë sistem. Për ne, për fëmijët, për të rinjtë fatlumë, që nuk e jetuan këtë kohë, duhet tu tregojmë përmes një analize se çfarë ishte komunizmi në Shqipëri. Duhet tu themi çfarë ndodhi në sferën ekonomike, se si ekonomia e komanduar prodhoi konsekuencat që ende janë të dukshme, tu tregojmë çfarë ishte kolektivizimi dhe si u imponua ai, tu tregojmë si dëboheshin njerëzit, si persekutohej kush rezistonte, tu shpjegojmë si e shkatërruan elitën dhe sistemin tradicional të edukimit, tIuflasim për persekutimin e besimeve fetare, për arrestimet e personaliteteve të fesë. Një demokraci pa memorje është një demokraci në vuajtje. Ne nuk mund të harrojmë. Komunizmi është rasti i regjimit ilegjitim, i bazuar në ideologji fanatike, fondamentaliste, një idologji që sistematikisht kultivoi urrejtje, regjim per te cilin lufta e klasave dhe diktatura e proletariatit simbolizonin esencën e progresit historik. E importuar nga Serbia, Jugosllavia, Rusia, kjo ideologji justifikoi sulmin ndaj shoqërise shqiptare, kundra pluralizmit politik dhe ekonomik, justifikoi asgjësimin e partive demokratike, shkatërrimin e tregut të lirë, shfarrosjen nga vrasjet, dëbimet, internimet, punën e detyruar, burgosjen e mijëra shqiptarëve. Pas maskës së socializmit u konceptua dhe u realizua goditja më e thellë e qenies njerëzore si individ. Regjimi komunist ishte i jashtëligjshëm dhe kriminal. Regjimi komunist kishte natyrë anti-patriotike. I shiti edhe Kosovën e s'pyeti për çamët. Regjimi komunist ushtroi terror në mënyrë direkte dhe indirekte mbi çdo gje dhe mbi gjithkund.
Nocioni i lirisë humbi krejt kuptimin.
Represioni, intimidimi, poshtërimi, mashtrimi, korrupsioni ishin "vlerat e tij" .
Likujdimi i pronës private, asgjësimi i vlerave tradicionale, urrejtja për civilizimin europian e amerikan, kontrolli metodik i hapësirave të shoqërisë, dheiI jetës private të njerëzve ishin konsekuencat e dogmës së tij. Sfera private ishte totalisht e aneksuar nga partia-shtet.
Çdo ditë e jetës nën komunizëm ishte invaduar nga propaganda e kontrolluar e diktuar nga partia. U demonizua prona private, u kriminalizua çdo lloj disidence apo rezistence. Sigurimi ishte instrumenti, përmes të cilit vendimet e partisë viheshin në jetë. Aksionet kryesore kriminale ishin : 1) Tradhtia e interesave të Shqipërisë 2). Instalimi i regjimit komunist ilegjitim dhe te detyruar permes mashtrimeve masive. 3). Tradhtimi i interesave themelore shqiptare. Ndarja e Kosovës ishte puna e parë e tij. Pushkatimi i Patër Anton Arapit, Lef Nosit, Bahri Omarit, dhe firmëtarëve të tjerë të Aktit të Pavarësisë qenë aktet e para. 4). Sovjetizimi i detyruar dhe i plotë i Shqiperise
Komunistët, qe kishin fituar pushtet absolut, përmes terrorit dhe mashtrimit, filluan të instalonin sistemin e tyre ekonomik dhe social, ne përputhje me atë të përcaktuar nga Lenini dhe Stalini.
Praktikisht gjithë institucionet shtetërore u riformuan sipas modelit rus: gjyqesori, sistemi i edukimit, Akademia, besimet fetare.
Komusitët vazhduan të vinin në lojë sistemin juridik, përmes shfaqjeve të gjyqeve politike dhe nënshtruan qytetarët, permes një propagande te bazuar në gënjeshtra. Vënia në lojë e drejtësisë dhe nënshtrimi i qytetarëve me anë të propagandës mund të konsiderohen si veti të përhershme të regjimit komunist.
U themelua Partia e Punës se Shqiperise si ,partia e vetme e klasës punëtore dhe organi më i lartë drejtues i shtetit (shtetit partiak). Drejtuesit kryesorë të besimit u zevendësuan. U vendos që gjithçka të shtetezohej (gjithçka që nga fabrikat deri te dyqani më modest i një këpucari. Në fshat u kopjua sistemi sovjetik i kuotave të detyruara të dritherave, sikurse edhe ndarja e fshatarëve në tri kategori të varfër, të mesëm dhe kulakë. U bënë me mijëra arrestime të rinjsh antikomunistë. Shtypi i lirë u ndalua. Akademia u zëvendësua në masë me të privilegjuarit e rregjimit komunist. Mësimi i besimit u ndalua me ligj. Pjesëmarrja në parakalimet komuniste u bë e detyrueshme dhe në shkolla ikonat u zëvendësuan me fotografi të udhëheqjes komuniste. 5). Ekzekutimi me paramendim i qytetarëve, përmes veprimeve të Sigurimit dhe formave të tjera represioni.
Sigurimi kërkoi të likuidonte të gjithë kundërshtarët e mundshëm të regjimit. Kështu u shpik arresti pa urdher arresti pa hetim apo gjyq. Me pretekstin e riedukimit përmes punës qindra, mijëra vetë u dërguan në kampet e ndryshme të punës, ku ato u bënë viktimë e shfarosjes masive si rezultat i urisë, lodhjes dhe mungesave. U bënë arrestime mbi baza politike, përmes propagandës, ose komplot kundër regjimit, makinacione kundër rregullit shoqëror, etj.
Ju, besoj se keni dëgjuar për Maliqin, Burrelin, Spaçin, për internimet dhe persekutimet.
Nuk e di se kush merret me ata që dënoheshin në Maliq, ju e dini mirë se ç'ka qenë Maliqi.
Po ju them një histori personale. Kam qenë e vogël dhe në shtëpi dëgjoja gjithmonë për Maliqin.Atje ishin arestuar të afërmit e familjes sime. Babai më thonte sesi një ditë kishte shkuar në Maliq për t'i çuar ushqimin dy vëllezërve të tij, që ishin arrestuar kur ishin 30 vjeç dhe po priste që ata të dilnin të merrnin ushqimin. Një njeri dilte nga pjesa e brendshme e rrethuar me tela dhe vazhdonte t'i afrohej dhe ti buzëqeshte dhe përsëri se njihte. Vetëm në atë moment u kujtua që ishte i vëllai. Ishte nje skelet, ishte një kufomë.
Sigurimi konceptoi nje program sistematik të indoktrinimit të masave dhe te manipulimit përmes thashethemeve, intrigave, makinacioneve, krijimin e konflikteve midis segmenteve të ndryshëm të popullsisë, censurës dhe shtypjen e shenjës më të vogël te pavarësisë nga ana e intelektualëve. Shenjat e këtij dhunimi të ndërgjegjes kombëtare akoma edhe sot vazhdojnë të jenë pjesë e mendësisë popullore. 6). Zhdukja me paramendim e te burgosurve politik e
Numri i të burgosurve polikë vleresohet me e larta ne Europe ne perqindjen me popullsine (shifra maksimale). Gjatë regjimit të Hoxhes, numri i të burgosurve politikë ishte thjesht mijëra. Shifrat e vërteta kamufloheshin si shifra të burgosurish për krime, apo si paciente ne spitale psikiatrike, këta të fundit trajtoheshit me elektroshok dhe droga te ndryshme. Në Shqiperi janë te panumerta vendet e burgimit politik, kjo që përfshin hetusitë dhe vendet e seleksionimit, burgjet si dhe kampet e punes së detyruar. Nëse përfshihen edhe zyrat qendrore të Sigurimit, ku të burgosurit dergoheshin pas arrestimit që ti nënshtroheshin hetimit. Kishte disa spitale psikiatrike, që përdoreshin për qëllime politike, ku të burgosurit i nënshtroheshin riedukimit. Kisha Katolike konsiderohej çerdhe e imperializmit, fole spiunësh dhe tradhtarësh, etj, për shkak të lidhjeve të tyre me botën e huaj. Një varg gjyqesh politike përfunduan me dënim, apo përjashtim. Si në rastin e sundimeve të tjera, shkollat katolike romake u mbyllën dhe priftërinjtë reaksionarë u arrestuan, vranë dhe u persekutuan.
Besimet e tjera u persekutuan njëlloj, në bazë të faktit që ata kontrolloheshin nga jashtë. Regjimi ndëshkimor për të burgosu