E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jozefina Topalli nga Postriba

Nga Postriba, vendi që refuzoi i pari diktaturën, Jozefina Topalli e cilësoi 23 qershorin si ditën kur do të bëhet diferenca e madhe mes ecjes përpara  drejt integrimit në BE dhe bllokimit që prej katër vitesh mban peng aspiratën evropiane të shqiptarëve. 
 “Më 23 qershor do të bëhet një diferencë e madhe. Është diferenca mes asaj që ne votonim në Parlament, projektit të kryeministrit Sali Berisha për rrugë të reja, për shkolla të reja, për ujësjellësa të rinj, për qendra shëndetësore, dhe atij tjetrit që votonte kundër çdo rruge, çdo projekti, çdo shkolle, çdo qendre shëndetësore, çdo ujësjellësi, çdo universiteti. Është diferenca mes atij që ka ndryshuar Shqipërinë dhe atij që nxin sa herë që Shqipëria arrin një progres të jashtëzakonshëm”, tha Topalli. 
Jozefina Topalli theksoi se ashtu siç dukej e pabesueshme që vendi të anëtarësohej në NATO, të hiqeshin vizat dhe të përparonte drejt integrimit evropian, qeveria e kryeministrit Berisha do të bëjë çdo reformë për të arritur një tjetër objektiv; heqjen e vizave me SHBA.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›