E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha Rama i solli Vlores Kocon modelin e spekulantit ne Shqiperi

Problemet, aktualiteti, shqetësimet dhe projektet për katër vitet e ardhshme ishin në fokus të bashkëbisedimit që Kryeministri Berisha zhvilloi me gazetarë në qytetin e Vlorës.  Në nisje të këtij bashkëbisedimi, kreu i mazhorancës iu referua pikërisht asaj çfarë ofroi kundërshtari i tij politik në prezantimin e tij zyrtar si kandidat për deputet i qarkut Vlorë.   “Vlonjatët nuk kanë nevojë për kujtimet e fëmijërisë së Ramës, por për turizëm, vende pune, integrim, të mëtejshëm, për një Vlorë në lartësinë e potencialeve të saj. Ata panë filmin kujtimet e vegjëlisë dhe ai i cunguar, pasi disa aspekte, pasi po hyrë në disa histori familjarëve, Vlora i di historitë e dajove të tij. Barcaletë për dajot e Ramës, lepuri-mace këta nuk folën për 26 vjet. Në jë dasëm vendosën të shkojnë dhe e nisën ku e lanë. Ka zoti Rama ADN, genin nga këta të dy, askush nuk mund të thotë jo, sepse e nisi nga kujtimet e fëmijërisë”, u shpreh Berisha. Por shpjegimi vazhdoi më tej. “Për të kuptuar Ramën duhet të lexoni Frojdin, sepse është botërisht i njohur problemi i kompleksit të tij. Çdo detaj i kandidatit kudo del. I lidhur patologjikisht me nënën. Djallzia qendron se ndonjë parti po i nxjerr foton lakuriq plazheve. E bëri hisotirinë e veshin, symbol të fushatës. Rama u ofroi një pjesë të jetës të pamohueshme. Nuk kam bërë kurrë analizë psikoligjike për kundërshtarët. Por tani po, sepse ofendoi vlonjatet. Si qenkan të izoluar kur lëvizin lirshëm në Europë. Që për të shkuar në Sarandë shkojnë në një rrugë të bukur, për 15 min shkojnë në Fier. Izolimi del nga mëndja e sëmurë. Ky vjen e këtu e thotë votën kundër izolimit”, deklaroi ai.

Kandidimi i Kokëdhimës Tërheqja e të huajve për qytetin bregdetar të Vlorës, për berishën, ka qenë permanente në historinë e vendit.  “Nga vitet '12 deri sa u mbyll lufta e Vlorës, të gjithë që dinë hitorinë, qyteti ishte më i lakmuar. Në vitet '16 bëheshin përpjekje botërore për t'ia shkëputur Vlorën Shqipërisë. Një fillim i vështirë, problematik, teza absurde, dokumenta mjerane”, theksoi Berisha. Por më shumë se për të kujtuar historinë, kjo retrospektivë kishte një tjetër qëllim.  “Në Vlorë e solli Koç, që ka nis biznesin si asisten i Hajdin Sejdisë, kryegënjeshtarin në Firer. Shkoni në Himarë dy kulla gjigande, që janë të Kocos.  Paraqitja e Kocos ishte tipike e tyre. Kishte Shpëtimin në krah dhe tha se do mbroj Vlorën nga betoni, por Koco është i papërmbajtshëm. Pra, shef i Shpëtimit do jetë Koco. Histori sa qesharake, aq e dhimbshme. E majta vlonjate është kosistene, por ky zotëri që është betuar për Ismail Qemalin i ka dhënë celsin Goran Bregovicit. Pastaj shkon në Kosovë dhe thotë se e konsiderojnë Sali berishën Skënderbe. Ata s’mund ta pëlqejnë se s'mund ti falin Ramës celsin që i ka fal Goranit. Problemi është se e majta ka një problem serioz.  Koco, që është modeli i spekulantit në Shqipëri. 20 mln të marra nga Rama, cati shkollash, rrugë pa standarde, gazeta. Këtë i solle Vlorës, për Kocon mbeti Vlora? Jo vetëm e pakuptim, por shpërfillje”, nënvizoi Berisha. 
Investimet në Vlorë Kryeministri Berisha rikujtoi se në Vlorë janë bërë investime më shumë se kudo në infrastrukturë.  “Rruga Transballkanike është e vetmja me lekët e qeverisë. Si rregull ne nuk investojmë, fondet ia japim bashkive. Gjikës, krahasuar me qeveritë socialiste, ia kemi rrit grandet edhe 3 herë. Bashkia përcakton ndërtimet. Ndërtuam rrugën Transballkanike, por u la në gjendjen më të mjerë, pasi Bashkia synoi që ta paraqiste si dështim i qeverisë. Kemi investuar nga Orikumi në Konispol mbi 400 km rrugë, pa llogaritur autostradën.  Po bëjmë studimin e kompleksit Nartë-Sazan-Karaburun, që sipas disa ekspertëve është më i bukuri që mund të ekzistojë. Vlora ka një avantazh, thellësinë e ujërave. Është garanci të madhe për një port të madh”, u shpreh Berisha.

Vlerësimi për Arben Malaj Është një socialist i thekur, por pas shkollimit në SHBA, në problemet e integrimit ka qenë konstant pozitiv dhe më kujtonte vitet ‘92-‘96, Majko e Meta votoni pro integrimit. Nuk e ka bërë këtë në interes të Berishës, por në interes ë shqiptarëve. Në këtë betejë, elektorati i djathtë, i qendrës, i majtë, votë për Malajn.
Punësimi në Vlorë e Shqipëri Besimi i Kryeministrit është për krijimin e 250 mijë vende pune.  “E bazojmë në realitetin se kemi premtuar 160 e kemi bërë 200 mijë. Këto nga bizneset që janë rritur 30%. Ne jemi i vetmi vend qe ka hequr taksën mbi kapitalin, sepse ia merr permes prodhimit. Kjo do jete ndihme per rritjen e ekonomisë dhe punësimit. Pala tjetër vetëm kaos. Të lozësh me taksën, nëse do të rrënosh vendin rrit taksën. Janë prova të sigurta se rritja e taksave rrënon vendin”, vlerësoi Berisha.  Në këtë linjë, kreu i mazhorancës solli dhe një tjetër fakt, që lidhej me pasojat e taksës që kërkon të aplikojë e majta në rast fitoreje në zgejdhjet e 23 qershorit.  “Klubi i miliarderëve i kërkoi të krijojë një zyrë me taksambledhës. Zotëria tha se do e lë për të ardhurat personale. Kjo edhe më keq. Ç’punë ka qeveria sat ë ardhura merr nga prona e tij? I nxjerr kartonin e kuq. Çfarë thotë për biznesin e vogël, që ka taksën më të vogël në botë. Do t’ia heq fare. Atyre që marrin mbi 1.5 mln do kenë taksën progresive. Ka krijuar një shqetësim madhor tek mjediset e biznesit. Është mendim universal. Të nderuarit i mungojnë njohuritë më elementare ekonomike, kur thotë se do bëj ligjin se Banka e Shtetit do jetë përgjegjëse për borxhin. Këtu të puthet me Milon, jo Paskalin por me Spiro Milon”, u shpreh Berisha. 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›