Jozefina Topalli zgjidhet në një mandat të dytë si Kryetare e Kuvendit të Shqipërisë.
Nën drejtimin e deputetit, Fatos Beja, Kuvendi i Shqipërisë u mblodh në seancën e dytë të Legjislaturës së XVIII.
Zoti Beja ftoi kryetarin e Komisionit të Përkohshëm të Verifikimit të Mandateve, deputetin Emin Gjana të paraqesë raportin në lidhje me vlefshmërinë e mandateve. Raporti i Komisionit të Përkohshëm të Verifikimit të Mandateve konkludoi se pas administrimit të listave të shpallura nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, të 140 mandatet janë të vlefshëm dhe anëtarët e zgjedhur të Kuvendit të Shqipërisë mund të bëjnë betimin si deputetë. Në vijim, zoti Beja lexoi formulën e betimit sipas Rregullores së Kuvendit dhe ftoi një nga një deputetët të kryenin betimin. Seanca vazhdoi punimet me procedurën e zgjedhjes së Kryetarit të Kuvendit.
Kandidatura e Jozefina Topallit nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, u paraqit nga deputeti Astrit Patozii. "Grupi Parlamentar i PD-së ka depozituar pranë Sekretarisë së Përkohshme kandidaturën e zonjës Jozefina Topalli si Kryetare e Kuvendit," tha zoti Patozi, i cili vuri në dukje se kjo kandidaturë është mbështetur edhe nga anëtarë të tjerë të forcave politike në Kuvend, që do të jenë pjesë e koalicionit qeverisës. Procesi i votimit u administrua nga Komisioni i Përkohshëm i votimit i përbërë nga deputetët Ilir Bano, Sokol Olldashi, Arenca Trashani, Igli Cara, Dritan Prifti. Në votim morën pjesë 75 deputetë, nga të cilët 74 votuan pro kandidaturës së zonjës Topalli në drejtimin e Kuvendit të Shqipërisë. Në fjalën përshëndetëse Kryetarja e rizgjedhur, Topalli ndër të tjera tha se e pranonte me përulësi zgjedhjen si Kryetare e Kuvendit, për herë të dytë dhe se e vlerësonte këtë si një privilegj të jashtëzakonshëm për ti shërbyer vendit.