E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryetarja e Kuvendit takon Kryetarin e Unionit Anglishtfolës, Lordin Alan Watson.

  Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli priti sot në takim Kryetarin e  Unionit Anglishtfolës, Lordin Alan Watson.   Lordi Watson, i cili drejton Unionin më të madh anglishtfolëse në botë, present në 50 vende, shprehu kënaqësinë e tij që edhe Shqipëria tashmë është zyrtarisht pjesë e kësaj organizate.   Duke folur mbi zhvilllimet në Shqipëri, Lordi Watson tha se shpreson që Shqipëria të jetë sa më shpejt pjesë e Bashkimit Europian, në familjen ku ka vendin e saj të natyrshëm, siç u shpreh ai.   Integrimi europian, tha Kryetarja e Kuvendit, mbetet promotor në ecjen tonë përpara dhe ne i jemi mirënjohës qeverisë britanike për të gjithë mbështetjen e dhënë.   Kryetarja e Kuvendit dhe Lordi Watson diskutuan mbi intensifikimin e marrëdhëieve mes parlamentit të Shqipërisë dhe Dhomës së Lordëve dhe të Komunëve ne Britaninë e madhe.
Për Kryetaren e Kuvendit bashkëpunimi ndërparlamentar ka një rëndësi unike, ndaj ajo shprehu interesin për rritjen e shkëmbimit e përvojës parlamentare me Britaninë e Madhe, vend me nje demokraci mijëvjeçare.   Gjatë bisedës u thekua se edhe pjesëmarrja e Shqipërisë në Unionin Anglishtfolës është një nga format e bashkëpunimit, që do të konkretizohet në projekte të përbashkëta.   Lordi Watson, duke vlerësuar rëndësinë dhe peshën e parlamentit në kulturën e dialogut dhe debatit, shprehu gatishmërinë e tij dhe të Bashkimit Anglishtfolës jo vetëm në bashkëpunimin mes institucioneve të dy vendeve, por edhe në procesin integrues të Shqipërisë.
                                   
 

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›