Kuvendi i Shqipërisë fillon punimet e Legjislaturës së XVIII.
Kuvendi i Shqipërisë u mblodh sot më 7 shtator 2009, ora 18:00, në seancën e parë të Legjislaturës së XVIII.
Punimet e séances, bazuar në Rregulloren e Kuvendit, u drejtuan nga deputeti më i vjetër në moshë, Fatos Beja.
Në përshëndetjen e seancës, zoti Beja tha:
Shkëlqesia e Tij Zoti President i Republikës
Të nderuar Zonja dhe Zotërinj të zgjedhur deputetë nga populli,
Të nderuar Shkëlqesi Ambasadorë dhe Përfaqësues të Trupit Diplomatik,
Të dashur qytetarë shqiptarë kudo që jeni, Kam kënaqësinë dhe nderin e veçantë, që pas shumë vitesh dhe disa legjislaturash deputet i këtij Kuvendi, mbështetur në Nenin 1, pika 1, të Rregullores së Kuvendit , të deklaroj të hapur mbledhjen e parë të legjislaturës së 18-të të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. Më lejoni, me këtë rast, tju uroj të gjithë juve dhe zgjedhësit tuaj, për suksesin që keni arritur në zgjedhjet qartazi më demokratike të realizuara ndonjëherë në Republikën e Shqipërisë që nga krijimi i saj, dhe të uroj njëkohësisht, që të gjithë ju, në grupet parlamentare ku do të bëni pjesë, të gëzoni miratimin e zgjedhësve tuaj si përfaqësues të tyre.
E them këtë se përtej interesave të grupit e spektrit politik që përfaqëson secili nga ne, si përfaqësues të popullit, ne kemi të gjithë detyrimin si ligjbërës tu shërbejmë me devotshmëri interesave të Atdheut tonë, integrimit të plotë të Shqipërisë në Evropën e Bashkuar. Nëse legjislatura e 18 do të ngelet në historinë e vendit si legjislatura e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, unë uroj që kjo legjislaturë të jetë ajo e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Kjo aspiratë e të gjithë shqiptarëve, e mbështetur fatmirësisht nga të gjithë grupet politikë, kërkon mbështetjen në çdo hap të të gjithë ligjvënësve, në ditët, muajt e vitet që vijnë. Fjala dhe vota janë kryefjala dhe kallzuesi i veprimit parlamentar. Unë uroj të dalim të gjithë faqebardhë në detyrat që na takojnë si deputetë. Dëshiroj, gjithashtu, të uroj të gjithë të zgjedhurit për herë të parë si përfaqësues të populllit, të kenë sukses në detyrën e nderuar të deputetit, të mbrojnë dinjitetin e ligjbërësit shqiptar dhe të dëshmojnë me punën e tyre maturinë dhe përparimin e legjislativit të Shqipërisë, institucionit themeltar kushtetues të Republikës sonë Parlamentare. Ju falenderoj të gjithëve për vëmendjen.
Seanca vijoi me zgjedhjen e Sekretarisë së Përkohshme, me përbërje deputetët Gerti Bogdani, Paulina Hoti dhe Ledina Aliolli. Grupet parlamentare të pranishme në seancë, propozuan emrat e anëtarëve të Komisionit të Përkohshëm të Verifikimit të Mandateve :
Osman Metalla, Mesila Doda, Jemin Gjana, Eduard Halimi dhe Dritan Prifti. Grupi parlamentar i Partisë Socialiste nuk mori pjesë në seancë. Seanca plenare do të vijojë në datën 8 Shtator 2009.