E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jozefina, e magjepsur pas Usain Bolt

boltKampioni i atletikës, Usain Bolt, nuk ka lënë indiferente as kryeparlamentaren Jozefina Topalli.  19.66s Usain Bolt, shkruan ajo në Facebook, duke iu referuar garës së 200 metrave në Kampionatin Botëror të Atletikës Moskë 2013, të fituar nga Usain Bolt.

Pas kësaj, Topalli i është përgjigjur një komentuesi, duke thënë disa informacione për Bolt, të cilat i  mbledhur nga mediat botërore.

Usain Bolt, është objekt studimi. Shkencëtarët, pyesin se çfare e bën Usain Bolt më të shpejtin. Ata thonë që veç të tjerave Bolt ka avantazh se është më i gjatë se shumica e garuesve dhe hapat e tij janë gati 8 inch më të gjatë se të tjerët. Kur vrapon, forca që shpërthen kur këmba e tij prek tokën është 1000 pounds forcë, e barabartë me forcën e 500 njerëzve të zakonshëm.e megjithatë, duket e vështirë që të dekodosh sekretin e njeriut të erës, shkruan ajo.

Tashmë Topallit dhe Berishës, në prag të largimit nga pushteti, duket se nuk u ka mbetur gjë tjetër, veçse të kalojnë kohën në rrjetet sociale./b.l

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›