E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeministri komenton nismen e PS per prishjen e ndertimeve pa leje ne bregdet

Kryeministri Berisha ka komentuar në rrjetin social Facebook nismën e PS për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën e bregdetit. 

Në postimin e tij në këtë rrjet social, Berisha vecoi faktin se ishte pikërisht fitorja e kandidatëve të PS-së 2 vjet më parë në gjitha komunat dhe bashkitë bregdetare të vendit ajo që solli rrënimin e vijës bregdetare nga ndërtimet pa leje duke u faktuar si pushtet i rrënimit. 

“Nga rrenimi mavi i brigjeve tek rrenimi mavi i mbare vendit! Te dashur miq, dy vjet me pare Partia Socialiste festoi fitoren nga kandidatet e saj ne te gjitha bashkite dhe komunat bregdetare te vendit. Pas dy vitesh, sipas vete dyshes Rama - Kokedhima, kjo fitore mavi solli rrenimin e bregdetit tone nga ndertimet pa leje. Pra, siç pohojne vete, ne dy vjet pushteti mavi ne bashkite dhe komunat bregdetare u faktua si pushteti i rrenimit ne keto zona. Merreni me mend rrenimin dhe katastrofen qe mund te sjelle ne mbare vendin pushteti mavi i Piktorit qe doli nga mashtrimet anti-globaliste dhe krimi??? Qytetare duhet te jemi gati kunder rrenimit dhe katastrofes mavi!”, thekson Berisha në komentin e tij në rrjetin social Facebook.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›