Rama mbledh ne Vlore me 21 gush kabinetin e tij qeveritar
Kryesocialisti Edi Rama, do të mbledhë në një nga hotelet e qytetit të Vlorës të mërkurën e ardhshme, datë 21 gusht, deputetët e përzgjedhur si ministrat e ardhshëm. Ky është takimi i parë i Ramës, me ata që janë caktuar të drejtojnë dikasteret ministrore, si nga PS ashtu edhe nga LSI.
Data 20 gusht, ishte përcaktuar si kohë e lënë në dispozicion të deputetëve të përzgjedhur si ministra, për të hartuar programin konkret të 100 ditëve të para të qeverisë. Në këtë mbledhje të Edi Ramës me bashkëpunëtorët e tij, mësohet se do të diskutohet edhe kodi etik i ministrave, i cili tashmë duket se është finalizuar. Ky kod etik, siç ka premtuar kryesocialisti Rama, bazohet në modelet më të shkëlqyera të mirëqeverisjes demokratike.