E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jozefina vallëzoi në emër të dashurisë

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli ishte pjesë e aktivitetit "One billion rising", të zhvilluar dje në Tirane.
Krahas saj, mijëra gra dhe të reja kërcyen në emër të dashurisë, dhe kundra dhunës ndaj grave, nën tingujt e këngës "Break the Chain".
.

Të pranishme ishin edhe këngëtaret Rosela Gjylbegu, Kejsi Tola dhe Juliana Pasha.


"Ky ishte aktiviteti më i bukur, më emancipues, më civilizuesi ku, kam marrë pjesë. Dua të falenderoj me gjithë zemër, në mënyrë të veçantë vajzat e reja që, me zërin dhe kërcimin e tyre percollen mesazhin më të bukur e të sinqertë për njerëzimin, dashurinë", ka shkruar Topalli e rrjete sociale, pas mbarimit të këtij aktiviteti, që është mbuluar edhe nga mediat e huaja. /Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›