E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Nga Big Brother humba kujtesën"

Ermela Mazuraj është e vetmja femër që ka fituar deri tani një edicion të Big Brother. Biondja simpatike me një karizëm të veçantë, veç lekëve duket se nuk arriti dot të realizonte asnjë nga pritmshëritë e saj.
Dëshira dhe pasioni i saj ishte për televizionin, por gjatë rrugës në këto vite nuk i doli përpara asnjë portë e hapur për t’u futur brenda. Madje edhe për punë të tjera nuk i ka ecur shumë.

Eksperienca e saj në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, Big Brother, nuk i ka sjelle shume te mira. Gati për dy vjet ka pasur vështirësi të mëdha për t’u përshtatur me jetën jashtë shtëpisë, ku ndenji për tre muaj dhe doli që andej si fituese. “Më çudiste zilja e telefonit apo shumë gjëra nuk i mbaja mend. Kam pasur probleme shumë me përqendrimin”, transmeton "Mapo" te kete thënë ajo me pak fjalë.

“Kam humbur kujtesën, përqendrimin dhe as lekët nuk më kanë bërë të lumtur”.  Është shumë e vështirë dhe ndonjëherë duket si çudi”,- ka vazhduar më tej Ermela, duke theksuar faktin se i janë dashur gati dy vjet që të riambientohet me jetën jashtë një shtëpie ku je gjithë kohën i vëzhguar.

Më pas ajo është ndalur te marrëdhënia me paranë, ku ka theksuar se është ndjerë e palumtur dhe bosh pasi fitoi ato lekë. “Më është dukur sikur jeta nuk kishte asnjë qëllim, pasi në atë kohë i realizova dëshirat e mia. Jam ndjerë bosh, me pak fjalë”, është shprehur ajo.

Madje Ermela ka dhënë edhe një këshillë për të gjithë ata që duan të bëhen pjesë e këtij formati, duke thënë se nuk ia sugjeron askujt, pasi atje brenda duhet të jesh shumë i përqendruar, të krijosh situata dhe mbi të gjitha të jesh i fortë. Nëse nuk i ke këto cilësi, është më mirë që mos ta provosh këtë eksperiencë. /Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›