Ju bezdisin vuvuzelat? Ja zgjidhja
Nëse funksionin vërtet, atëherë vjen si një dorë nga qielli për ata tifozë (disa miliardë të tillë në të gjithë botën), të cilët duan t’i gëzohen botërorit pa qenë të detyruar përdorin tapa për veshët apo pa ulur në minimum volumin e televizorit. Autori i metodës është gjermani Tobias Herre, i apasionuar pas informatikës, sipas të cilit mjafton eliminimi i disa frekuencave, për të zgjidhur problemin.
“Zhurma më krijonte shumë bezdi – shpjegon ai -. Në fakt, të eliminosh zhurmën është shumë e thjeshtë: softueri ndërhyn në disa valë të caktuara të zhurmës, e cila krijohet nga trumbetat e tmerrshme prej plastike”. Përdorimi i pajisjes është pasqyruar online në adresën http://www.surfpoeten.de/tube, ku janë pasqyruar udhëzimet hap pas hapi. Falë kësaj shpikjeje (meqenëse futbolli i luajtur nuk po na dhuron ndonjë emocion të veçntë), tifozi gjerman mund të shndërrohet në një yll në Afrikën e Jugut.